ShBSh do të jetë pjesë e projektit ‘Drejt Observatorit Decentralizimit Rajonal (RDO) në Evropën Juglindore

Shoqata e Bashkive mori pjesë në seminarin dhe do jetë pjesë e projektit ‘Drejt Observatorit Decentralizimit Rajonal (RDO) në Evropën Juglindore në Shkup, në 12-13 tetor, organizuar nga NALAS- Rrjeti i shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore.

Seminari i dedikohet monitorimit rajonal të decentralizimit në kuadër të zbatimit të Strategjisë 2020 në Evropës Juglindore.  NALAS po zbaton projektin “Drejt Observatorit Decentralizimit Rajonal”në Evropën Juglindore financuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Shoqatat e qeverisjes vendore janë aktorë të rëndësishëm në zbatimin e Strategjisë 2020 dhe mund të kontribuojnë në diskutime në lidhje me krijimin e një Observatori Rajonal Decentralizimit për zbatimin e tij.  Përmes këtij projekti, produkti kryesor do te jete themelimi RDO,si një koncept dhe metodologji për tu përdorur në vendet EJL.

Shoqata e Bashkive angazhoi në këtë proces zj. Jolanda Trebicka si eksperte lokale dhe rajonale, gjithashtu përfshiu edhe përfaqësues nga pushteti qendror z. Indrit Demiraj nga Agjensia për Zbatimin e Reformës Territoriale.  Së bashku do kordinojmë dhe ndajmë informacione me qëllim që të kemi një observim sa më të mirë dhe efektiv të decentralizimit dhe qeverisjes vendore.

13 tetor 2016