NJIHUNI ME PARTNERËT DHE DONATORËT E SHUMË PROJEKTEVE TONA


Shoqata e Bashkive ka vlerësuar në vazhdimësi, si një nga drejtimet kryesore të punës së saj, krijimin e marrëdhenieve të bashkëpunimit dhe financimi me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare. Të cilat janë të gatshme për të financuar projekte, seminare dhe udhëzues për të ndikuar në përmirësimin e qeverisjes vendore dhe demokratizimin e saj, për ti shërbyer sa më shumë qytetarit.
Partnerët
NALAS

Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore të Evropës Jug- Lindore. NALAS ka filluar të funksionojë si një organizatë që prej vitit 2001. Qëllimi saj është të çojë më tej procesin e decentralizimit në vendet anëtare të Evropës...

Njihuni më mirë

Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore të Evropës Jug- Lindore. NALAS ka filluar të funksionojë si një organizatë që prej vitit 2001. Qëllimi saj është të çojë më tej procesin e decentralizimit në vendet anëtare të Evropës Jug-Lindore në mënyrë që të përmirësojë jetën e qytetarëve të tij. NALAS operon sipas parimeve të Kartës Europiane të Vetë-Qeverisjes Vendore dhe dëshiron të njihet në Europë midis të gjithë pretendentëve të tjerë të rëndësishëm si burim informacioni për zhvillimin e qeverisjes vendore në Europën Qëndrore dhe Jug-Lindore. NALAS nxit procesin e decentralizimit në bashkëpunim me qeverisjet respektive qëndrore.

Partnerët
Fondacioni Konrad Adenauer

Fondacioni Konrad Adenauer- Zyra për Shqipërinë, vë në jetë projekte me parlamentarë, akademikë, njerëz dhe aktorë të shtetit të së drejtës, për të arritur kësisoj përmbushjen e kushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE...

Njihuni më mirë

Fondacioni Konrad Adenauer- Zyra për Shqipërinë, vë në jetë projekte me parlamentarë, akademikë, njerëz dhe aktorë të shtetit të së drejtës, për të arritur kësisoj përmbushjen e kushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një shqyrtim i së shkuarës së hidhur komuniste, është marrë në konsideratë nga ne, në mënyrë që të forcojmë më shumë themelet e shtetit të së drejtës dhe për të kontribuar kështu për një shoqëri më të drejtë..

Partnerët
Banka Botërore

Misioni i Bankës Botërore është të ndihmojë Shqipërinë për të arritur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror gjatë afrimit të saj më shumë me Europën. Këshillimet e Bankës Botërore dhe huadhënia do të thotë më shumë punësim...

Njihuni më mirë

Misioni i Bankës Botërore është të ndihmojë Shqipërinë për të arritur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror gjatë afrimit të saj më shumë me Europën. Këshillimet e Bankës Botërore dhe huadhënia do të thotë më shumë punësim, standarde më të mira jetese, përgjegjshmëri më e madhe, infrastrukturë dhe shërbime shoqërore të përmirësuara. Disa nga projektet e Bankës Botërore në Shqipëri konsistojnë në reforma në administratën publike.

Partnerët
Fondacioni Hanns-Seidel

"Në shërbim të demokracisë, paqes dhe zhvillimit“ – kjo është motoja që ndjek Fondacioni Hanns-Seidel në punën dhe misionin e tij. Kjo moto vlen si për angazhimin e fondacionit brenda vendit – këtu bëhet fjalë sidomos për Landin e Bavarisë – ashtu edhe jashtë tij.

Njihuni më mirë

"Në shërbim të demokracisë, paqes dhe zhvillimit“ – kjo është motoja që ndjek Fondacioni Hanns-Seidel në punën dhe misionin e tij. Kjo moto vlen si për angazhimin e fondacionit brenda vendit – këtu bëhet fjalë sidomos për Landin e Bavarisë – ashtu edhe jashtë tij. Perceptimi dhe të kuptuarit e demokracisë duhet të mësohet nga çdo brez. Pikërisht të rinjve u duhen bërë të qarta kontekstet politike. Vetëm keshtu mund t’i motivojmë ata të angazhohen vetë dhe të marrin përgjegjësi.

Partnerët
Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve Europiane (CEMR)

Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve Europiane (CEMR) është themeluar në Gjenevë më 1951. Është organizata më e madhe e qeverisjes vendore dhe rajonale në Europë dhe anëtarë të saj janë shoqatat kombëtare të bashkive...

Njihuni më mirë

Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve Europiane (CEMR) është themeluar në Gjenevë më 1951. Është organizata më e madhe e qeverisjes vendore dhe rajonale në Europë dhe anëtarë të saj janë shoqatat kombëtare të bashkive dhe rajoneve nga 35 shtete. Këto shoqata përfaqësojnë 100.000 autoritete vendore dhe rajonale. CEMR punon për të promovuar Europën e bashkuar që bazohet në vetëqeverisje vendore dhe demokratike. Për të arritur këtë qëllim CEMR jep kontribut për qeverisjen vendore dhe rajonale, ndikon ligjet dhe politikat europiane dhe ndihmon në shkëmbimin e eksperiencave në nivel vendor dhe rajonal për të bashkëpunuar midis pjesëve të ndryshme të botës.

Partnerët
Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale

Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale është një organizatë jo-qeveritare e dedikuar për promovimin e qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel lokal. ALDA në veçanti fokusohet në aktivitete që lehtësojnë bashkëpunimin...

Njihuni më mirë

Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale është një organizatë jo-qeveritare e dedikuar për promovimin e qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel lokal. ALDA në veçanti fokusohet në aktivitete që lehtësojnë bashkëpunimin në mes të autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile. ALDA është themeluar në vitin 1999 me iniciativën e Kongresit të Këshillit të Evropës të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të koordinuar dhe mbështetur një rrjet të Agjencive për Demokraci Lokale e cila është themeluar në fillim të viteve 1990. Ajo mbetet një nga programet e saj mbështetëse. Ajo është organizatë ombrellë e Agjencive Lokale të cilat janë të vetë-qëndrueshme, OJQ të regjistruara në vend që veprojnë si promotorë të qeverisjes së mirë dhe të vetëqeverisjes lokale. ALDA është një organizatë e anëtarësisë bazuar mbledhur më shumë se 180 anëtarë (përfshirë autoritetet lokale, Asociacioneve të Autoriteteve Lokale dhe organizatat jo-qeveritare) që vijnë nga më shumë se 35 vende. ALDA financohet nga anëtarësia dhe financimit të projekteve nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe donatorë të tjerë publikë dhe privatë.

Partnerët
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri u hap në vitin 1991. Në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Mijëvjeçarin, udhëheqësit botërorë e vendosën zhvillimin në qëndër të rendit global të ditës...

Njihuni më mirë

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri u hap në vitin 1991. Në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Mijëvjeçarin, udhëheqësit botërorë e vendosën zhvillimin në qëndër të rendit global të ditës, duke miratuar Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDGs), që përcaktojnë qartë objektivat për të ulur varfërinë, urinë, sëmundjet, analfabetizmin, prishjen e mjedisit dhe diskriminimin e grave. UNDP mbështet aspiratat e Shqipërisë drejt integrimit në bashkimin Europian dhe kontribuon në përpjekjet kombëtare për të arritur Qëllimet e Zhvillimit të Mijëvjecarit.

Partnerët
CO-PLAN

Co-plan është një organizatë jo fitimprurëse tepër aktive në fushën e zhvillimit urban. Kjo organizatë promovon zhvillimin dhe krijimin e nje vizioni të ri të shoqërisë civile në Shqipëri...<

Njihuni më mirë

Co-plan është një organizatë jo fitimprurëse tepër aktive në fushën e zhvillimit urban. Kjo organizatë promovon zhvillimin dhe krijimin e nje vizioni të ri të shoqërisë civile në Shqipëri. Co-PLAN ndihmon për të krijuar shembuj dhe modele pune për zhvillimin lokal/urban dhe ndihmon organizatat e ndryshme përmes projekteve, trajnimeve, asistencës teknike, studimeve dhe përmiresimeve institucionale.

Partnerët
Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim

Swiss Cooperation është aktive në Shqipëri që prej vitit 1992. Zvicra renditet midis vendeve më të rëndësishme donatore. Përmes mbështetjes bilaterale dhe Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore...

Njihuni më mirë

Swiss Cooperation është aktive në Shqipëri që prej vitit 1992. Zvicra renditet midis vendeve më të rëndësishme donatore. Përmes mbështetjes bilaterale dhe Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, Zvicra kontribuon në stabilizimin, sigurinë dhe demokracinë në Shqipëri. Swiss Cooperation përqendrohet tek aktorët ekonomikë (fermat dhe bizneset e vogla) dhe për përmirësimin e shërbimeve qeveritare (trajnime, kualifikime, shërbime shëndetësore, decentralizim, furnizim me ujë dhe energji elektrike.

Partnerët
Programi i Decentralizimit dhe Zhvillimit Lokal (DLDP)

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë vijon të përfitojë nga bashkëpunimi dhe suporti financiar të Programit të Decentralizimit dhe Zhvillimit Lokal (DLDP). Një sërë aktivitetesh janë mbështetur nga DLDP-ja...<

Njihuni më mirë

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë vijon të përfitojë nga bashkëpunimi dhe suporti financiar të Programit të Decentralizimit dhe Zhvillimit Lokal (DLDP). Një sërë aktivitetesh janë mbështetur nga DLDP-ja në fusha të tilla si në atë të Advokasi-Lobimit, në fushën e mbetjeve dhe mjedisit, në fuqizimin e strukturave të SHBSH-së me vizita në bashki, por edhe me takime të ndryshme të zhvilluara nga stafi i Shoqatës.

Partnerët
Agjensia Gjermane për Zhvillim (GTZ)

Agjensia Gjermane për Zhvillim punon në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Bashkëpunimi me Shqipërinë ka filluar që në vitin 1988, duke u fokusuar në reformat ekonomike...

Njihuni më mirë

Agjensia Gjermane për Zhvillim punon në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Bashkëpunimi me Shqipërinë ka filluar që në vitin 1988, duke u fokusuar në reformat ekonomike, zhvillimin e sistemit të marketingut, asistencë për sistemin e ujit te pijshëm dhe energjinë. Programi i zhvillimit ekonomik rajonal i GTZ synon në shfrytëzimin më të mirë të kapaciteteve njerëzore dhe sinergjive të reja.

Partnerët
Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës

Në vitin 1994 Këshilli i Europës krijoi Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Europës si një organ këshillues. Ai punon mbi bazën e Rezolutës Statuore të Komitetit të Ministrave të Këshillit ...<

Njihuni më mirë

Në vitin 1994 Këshilli i Europës krijoi Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Europës si një organ këshillues. Ai punon mbi bazën e Rezolutës Statuore të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës. Është zëri i rajoneve dhe bashkive të Europës në Këshillin e Europës. Siguron një forum ku përfaqësuesit e zgjedhur vendor dhe rajonal mund të diskutojnë problemet e përbashkëta, të shkëmbejnë eksperiencat dhe të shprehin pikëpamjet e tyre për qeverisjet.