Ftesë për Ofertë/ Pajisje dhe Punime për Këndin e Lojrave, NJA 4 – Bashkia Durrës

Ftesë për Ofertë

PAJISJE dhe PUNIME PËR KËNDIN e LOJRAVE, NJA 4 – Bashkia Durrës

Project: “Enhancing local capacities to implement the 2030 Agenda and the Leave No One Behind Principle”

 

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë me mbështetjen e programit rajonal të GIZ/ORF Albania (Fondet e Hapura Rajonale për Evropën Juglindore) dhe të NALAS (Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore) është duke zbatuar Projektin me fokus rritjen e kapaciteteve vendore në zbatimin e Axhendës 2030.

Si pjesë e këtij projekti është dhe pilotimi në bashkinë Durrës i infrastrukurës që mbështet ngritjen e Këndit të Lojrave në njësinë administrative 4 sipas planit bashkangjitur.  Ne ftojmë operatorët ekonomikë të paraqesin ofertat e tyre.

 

Bashkangjitur kësaj ftese do të gjeni:

 

  1. Listën e pajisjeve dhe punimeve të kërkuara
  2. Formularin e Ofertës Ekonomike
  3. Grafikun e punimeve
  4. Planin Përkatës

 

Kriteret e vlerësimit janë teknike dhe ekonomike.  Pesha e tyre në vlerësim është:

  • Kriteri Teknik 70%
  • Kriteri Ekonomik 30%

 

Dokumentacioni për tu dorëzuar nga operatorët ekonomikë të interesuar është si më poshtë:

 

  1. Ekstrakt i Regjistrit Tregtar të Operatorit Ekonomik;
  2. Kopje të licensave teknike;
  3. Formular i Ofertës Ekonomike;
  4. Preventiv;
  5. Grafiku i punimeve;
  6. Deklaratë mbi konfliktin e interesave;
  7. Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike;
  8. Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme

 

Ftojmë të gjithë të interesuarit të paraqesin dosjen e tenderit me postë ose dorazi me zarf të mbyllur ose me email, çdo ditë nga e hëna në të premte deri më datë 20 dhjetor 2020, në adresën:

 

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë | 

(A): Rr. ‘Skerdilajd Llagami’ | Nd.3, H.1, Ap.9.

Tirana-Albania (T/F): +35542468492   

(E): info@aam.org.al |

 

LISTA E PLOTË E DOKUMENTAVE ( FORMATI PDF)

  1. Njoftim i kontrates Kend i Lojrave ( Shiko dokumentin )
  2. Deklaratë mbi Përmbushjen e specifikimeve teknike ( Shiko dokumentin )
  3. Formular i ofertes ekonomike ( Shiko dokumentin )
  4. Grafik Punimesh Kendi i Lojrave ( Shiko dokumentin )
  5. Plan i Kendit te Lojrave ( Shiko dokumentin )
  6. Preventiv Kendi i Lojrave ( Shiko dokumentin )
  7. Deklarate mbi konfliktin e interesave ( Shiko dokumentin )
  8. Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme ( Shiko dokumentin )