Eksperiencat e suksesshme të lidershipit – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Eksperiencat e suksesshme të lidershipit

, sfidat, dhe faktorët e suksesit në zbatimin e tyre ishin në qendër të takimeve të realizuara gjatë kësaj jave me drejtuesit e Bashkive: #Belsh, #Cërrik, #Delvinë, #Divjakë, #Dropull, #Durrës, #Elbasan, #Finiq, #Fushë-Arrëz, #Gjirokastër, #Gramsh, #Këlcyrë, #Konispol, #Libohovë, #Librazhd, #Lushnje, #Mallakastër, #Memaliaj, #Peqin, #Prrenjas, #Sarandë, #Selenicë, #Shijak, #Shkodër, #Tepelenë, #Vau i Dejës, #Vlorë #Fier,#Roskovec
Këto takime të cilat po vijojnë në të gjitha Bashkitë e vendit, zhvillohen në kuadër të iniciativës së përbashkët të Shoqata e Bashkive të Shqipërisëdhe Shoqata Per Autonomi Vendore, për mbështetjen e 61 Kryetarëve të Bashkive të Shqipërisë përmes programit të shkëmbimit të eksperiencës me synimin e forcimit të aftësive drejtuese dhe administrative të NJQV-ve, mbështetur përmes projektit “Konsolidimi i Reformës Administrative Territoriale”- #STAR2 zbatohet nga Qeveria Shqiptare në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Tiranë me mbështetjen dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID.