COVID-19 me ndikimet e tij në
shëndetin publik, ekonomik dhe social është një kërcënim i madh sot. Por gjithashtu
është një mundësi e madhe për të provuar humanizmin tonë të përbashkët, për të
zgjeruar ndjeshmërinë dhe solidaritetin tone, politik dhe institucional.
Tendenca agresive e zgjerimit
të Covid-19 dhe situata e krijuar, kërkon investime serioze në kapacitetet lokale
dhe rajonale, me qëllimin primar që t’iu japim zgjidhje lokale problemeve për aq sa
është e mundur,dhe së dyti për të mos rritur në limite përqendrimin në
qendër.
Qeverisja efektive lokale
mund të sigurojë përfshirjen të gjerë të palëve të interesuara lokale, duke krijuar
kështu pronësi, angazhim dhe përgjegjësi me bazë të gjerë.
Pushteti vendor duhet të vërë
në zbatim veç masave të tjera, konceptin e “Lokalizimit” i cili ka të bëjë me
mënyrën sesi qeveritë lokale dhe ato rajonale mund të mbështesin arritjen në luftës
kundër Covid-19, të zvogëlojnë sa më shumë përhapjen, të thellojnë kontributin në
aspektin shëndetësor, ekonomik dhe social në zonat e tyre, duke ofruar një panoramë
të qartë të gjendjes, me fakte realiste, që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në
kohe.
Në këtë rast koncepti i
lokalizimit duhet të fokusohet kryesisht në tre elemente ndërgjegjësimi, monitorimi
dhe hapi për zgjidhje të mëtejshme. Lokalizimi do të kontribuojë në masë të
madhe valës ndërgjegjësuese, njohjes së situatës në nivel vendor, kombëtar dhe
botëror.
Pushteti vendor duhet ta
mbajë këtë peshë dhe përgjegjësi duke përdorur të gjitha mjetet e tij të komunikimit
dhe të investojë në mjete dhe mekanizma të tjerë, kryesisht mediat sociale,
komunikim online, por jo vetem, si dhe komunikimi tradicional për qytetarët jashtë
aksesit digjital. Të gjithë duhet të informohemi për tu ndërgjegjësuar.
Sot, po theksohet me të madhe
nga institucionet kompetente si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mjaft shtete
të tjera, rëndësia e procesit të gjurmimit të rasteve të infeksionet, historia e
tyre dhe zinxhiri i kontakteve. Në këtë drejtim pushteti vendor së bashku me
institucionet e shëndeti publik në zonë duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi
janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha dhe të
mundshme.
Por ky proces kërkon
protokolle pune për vendorët, dhe ky protokoll duhet t’iu sigurohet nga Ministria e
Shëndetësisë dhe institucione te tjera qendrore.
Kjo do ndihmojë shumë në
vlerësimin e situatës, mësimeve nga praktikat lokale dhe shërbejë gjithashtu, si një
input për marrjen e masave të mëtejshme, për koordinim më të mirë.
Çdo njësi vendore pasi ka
bërë një monitorim të kujdesshëm duhet të raportojë për gjendjen, rastet e
gjurmimit, rastet e dyshuara dhe të të prekurve. Informimi në kohë reale do rrisë së
tepërmi kujdesin e çdo qytetari, distancimin social dhe zbatimin e çdo mase dhe
rregulli.
Por, nga ana tjetër raportet
e çdo njësie vendore do ti shërbejnë shumë mire dhe institucioneve qendrore
dhe ekipeve shëndetësore në qendër për të analizuar situatën, për të marrë masat e
duhura, dhe ndërtojnë strategjitë e veprimit kombëtar.
Ky është elementi tjetër i
lokalizimit që bën pushteti vendor, por që nuk do të thotë ‘e pasova topin dhe loja
mbaron këtu’. Asnjëherë nuk ka pushim as armëpushim deri sa ta kemi eleminuar
plotësisht virusin covid. Dhe sërisht në këmbë dhe punë në shërbim të qytetarëve për
jetën normale.