Smart Service
 
 
I nderuar lexues,

Ky buletin i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë pasqyron aktivitetet kryesore gjatë periudhës maj - dhjetor 2020. Pandemia COVID 19 bëri që 2020 të ishte një vit shumë sfidues për Shqipërinë, ashtu si dhe për pjesën tjetër të globit. Shumica e përpjekjeve u përqendruan në lehtësimin e pasojave dhe për të parandaluar humbjet e mëtejshme. Shumica e aktiviteteve të raportuara në këtë buletin u kryen në kushte të distancimit social. Gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje për të zbatuar projektet me përfshirjen e aktorëve lokalë. Shoqata ka ndjekur nga afër zhvillimet në ndryshimet ligjore në lidhje me autonominë lokale.
 
 
Urojmë që 2021 të shënojë fundin e pandemisë!
Ne gjithashtu dëshirojmë një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomive dhe jetës lokale!

Gëzuar festat nga stafi i ShBSh!
 
 
Ashtu si me numrat e mëparshëm, buletini përgatitet në anglisht në një version të thjeshtuar.
 
Shoqata e Bashkive organizon konkursin për mbështetje për produktet mesdhetare – MD.net
 

Dhjetor - Si pjesë e projektit MD.net – Kur marka takon njerëzit, mbështetur nga Interreg MED, Shoqata e Bashkive organizoi konkursin për përzgjedhjen e pesë produkteve/shërbimeve të lidhura me Dietën Mesdhetare që do të përfitojnë mbështetje nga ky projekt.

Konkursi u zhvillua me pjesëmarrjen e bizneseve të zonës dhe qendrave të formimit profesional me mbështetjen e bashkisë Lezhë. Produktet e prezantuara ishin si rezultat e takimeve dhe seminareve të mëparshme të organizuara nga projekti.
Projekti do të mbështesë fillimisht pesë produkte, me mundësinë për të përfshirë dhe 3 produkte të tjera.

Fituesit e këtij konkursi janë:
 
  • Mrizi i Zanave me promovimin e recetës së bibës me qull
  • Rapsodia me promovimin e përdorimit të lules së cikores
  • Qëndistari Artizanët Vau i Dejës me mbështetje për rritjen e krimbit të mëndafshit
  • Qendra e Formimit Profesional, Lezhë me promovimin e recetës së supës së peshkatarit
  • Creativity Zone me enë guzhine me motive tradicionale.

Projekti do të mbështesë dhe:
 
  • Vajra Malësie me mbështetje për distilimin e bimëve mjekësore
  • Log Bar me koktej të frutave të thanës dhe shegës
  • Hotel Gjuetia me rritjen e fazanit.
 
 
 
 
 
 
 

 
Takimi i parë i EC-NET - "Solidariteti dhe Dialogu Ndërkulturor për Qytetarinë Aktive"
 
Dhjetor - ShBSh është partnere në këtë projekt së bashku me shoqata nga Italia, Franca, Bullgaria, Portugalia, Sllovenia, Spanja, Polonia dhe Kroacia. ShBSh morri pjesë në takimin e parë prezantues të projektit EC-NET duke bërë një prezantim të objektivave, aktiviteteve dhe projekteve të Shoqatës së Bashkive.

Qëllimi i këtij takimi ishte që Grupet Lokale të Punës (GPM) në 9 vende të vlerësonin përfitimet që Rrjeti i Qyteteve do të sjellë për secilin komunitet në drejtim të Solidaritetit dhe Dialogut Ndërkulturor për qytetarinë aktive.

Më shumë informacion kliko këtu 
 
 

 
Trajnim rajonal për Emergjencat Civile – FLAT, IPA Cross Border IT-AL-MNE

Nëntor - 60 pjesëmarrës nga bashkitë e dy vendeve (Mali Zi dhe Shqipëria) që punojnë në sektorin e emergjencave cilive u bashkuan për të marrë dhe ndarë njohuri mbi Mbrojtjen Civile. 
 
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë organizoi bashkë me partnerin Bashkia Danilovgrad, seminarin online ''Mbrojtja dhe shpëtimi në rast përmbytjesh dhe në rast rrëshqitjesh toke'' në kuadër të projektit FLAT.
 
Ekspertët u fokusuan në këto tema:
 
  • Sistemet e shpëtimit dhe mbrojtjes
  • Mekanizmat e shpëtimit dhe mbrojtjes në Malin e Zi
  • Mekanizmi i mbrojtjes civile dhe Direktiva e BE për përmbytjet
  • Shpëtimi në rast përmbytjesh
  • Teknikat dhe procedurat për shpëtimin gjatë përmbytjeve
  • Ndihma e parë
  • Shpëtimi në rast rrëshqitje toke
  • Siguria e lëvizjes nëpër zonat e rrëshqitjes
  • Evakuimi i të lënduarve nga zonat e rrëshqitjes

Për më shumë kliko këtu
 
 

 
Trajnim “Analiza e Projekteve të Investimeve të Infrastrukturës së Kapitalit” RCDN
 
Nëntor – Trajnimi u zhvillua në kuadër të RCDN: Projekti “Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimeve (RCDN)”. Përfitues të këtij trajnimi ishin specialistë nga sh.a. Ujsjellës, nga bashkitë dhe institucione të tjera që punojnë në këte sektor.

Trajnimi ju mundësoi pjesëmarrësve kuadrin e nevojshëm, njohuritë dhe aftësitë e përgjithshme për të:
 
  1. Njohur më mirë fazat e përgatitjes së një projekti të financueshëm;
  2. Kuptuar elementët kyç dhe stadet e menaxhimit të ciklit të projektit;
  3. Kuptuar mundësitë për financimin e projekteve të infrastrukturës nga programet me financim të brendshëm dhe të jashtëm;
  4. Njohur me strukturën rolin dhe përgjegjësitë e PIU;
  5. Kuptuar qëllimin e Monitorimit, Vlerësimit dhe Auditimit në Menaxhimin e Projekteve;
 
 

 
Konkursi i Praktikave të mira 2020
Nëntor 2020 - Konkursi i Praktikave të mira është një instrument që mundëson shkëmbimin e informacionit nga bashkitë mbi praktikat dhe iniciativat e tyre në fusha të ndryshme të administrimit dhe menaxhimit të funksioneve të qeverisjes lokale në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, Strategjisë Ndërsektoriale Kombëtare për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore (NSDC) dhe politikat sektoriale.
 
Konkursi është organizuar nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Lokale dhe mbështetur nga "Bashki të Forta" (BtF) - një projekt i financuar nga SDC dhe i zbatuar nga Helvetas. Konkursi 2020 u zhvillua gjatë qershor - dhjetorit 2020.

Në konkursin e vitit 2020, 38 bashki morën pjesë me 64 aplikime në katër kategori: (i) administrimi i arsimit parashkollor (kopshte), (ii) administrimi i menaxhimit të mbetjeve urbane, (iii) administrimi dhe menaxhimi i mbrojtjes civile, (iv) demokracia lokale - mbikëqyrësi i veprimtarisë dhe rolit të organit përfaqësues të NJQV-së (Këshilli Bashkiak). ShBSh mori pjesë në vlerësimin e aplikimeve të marra në kategorinë e dytë.

Objektivat e Konkursit ishin:
 
  • Njohja dhe vlerësimi i praktikave më të mira të bashkisë në nivelin ekzekutiv dhe legjislativ në kategoritë e zgjedhura të edicionit 2020;
  • Të promovojë inovacionin në fusha të ndryshme;
  • Të inkurajojë bashkëveprimin në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar me institucione të ndryshme, aktorë dhe palë të interesuara, përfshirë shoqërinë civile dhe sektorin privat;
  • Shkëmbimi i informacionit dhe të dhënave praktike të dobishme në zbatimin e përpjekjeve të reformës së decentralizimit dhe qeverisjes së mirë në nivelin lokal përmes një qasjeje nga poshtë-lart.

Aplikimet u kryen për kategoritë e mëposhtme:

Kategoria 1: Administrimi dhe menaxhimi i arsimit parashkollor;
Kategoria 2: Menaxhimi dhe Menaxhimi i Mbetjeve Urbane;
Kategoria 3: Administrimi dhe menaxhimi i mbrojtjes civile;
Kategoria 4: Aktiviteti Përfaqësues dhe Mbikëqyrës i Këshillit Bashkiak.

Konkursi shpalli 13 praktikat më të mira, 4 prej të cilave u votuan nga qytetarët përmes një votimi në internet. Pjesa tjetër e praktikave më të mira u identifikuan nga profesionistë që përbënë jurinë e konkursit.

Për më shumë kliko këtu
 
 

 
Këshilli Konsultativ mbi ecurinë e zbatimit të Strategjisë së Decentralizimit
 
Tetor - Këshilli Konsultativ mes pushtetit qendror dhe atij vendor diskutoi mbi ecurinë e Reformës Administrative-Territoriale dhe Strategjisë së Decentralizimit.

Shoqata e Bashkive ngriti disa problematika që vazhdojnë të shoqërojnë pushtetin vendor. Së pari është nevoja për një decentralizim asimetrik, nisur nga tiparet dhe elementët e bashkive. Shqetësimi tjetër lidhet me mungesën e mbështetjes nga qeveria qendrore të bashkive me mjete financiare gjatë periudhës së karantinimit nga COVID 19.

Gjithashtu, Shoqata kërkoi nga Ministria e Financave që të disbursohen bashkitë për të ardhurat e munguara që vijne nga ndyshimet ligjore të qeverisë sic është heqja e taksës mbi biznesin e vogël sic e parashikon ligji 68/2017.
 
 
 
 
 

 
Rekomandimet e Shoqatës të Bashkive për buxhetin 2021
 
Tetor
1- Buxheti nga transferta e pakushtëzuar. Shoqata e Bashkive mbështet qëndrimin se transferta e pakushtëzuar duhet të rritet në të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. (edhe pse mirëkuptojmë që ky vit paraqet vështirësi, por objektivi mbetet konstant).

2- Transferta sektoriale. Pjesa sektoriale e transfertës së pakushtëzuar ka pësuar rritje jo domethënëse për 2021, por sërish nuk i përgjigjet nevojave dhe realitetit për një minimum standardi në cilësi dhe sasi shërbimi. Ky buxhet duhet të jetë pjesë integrale e tërë transfertës së pakushtëzuar.

3- Tatimi mbi të ardhurat personale. Gjatë 2020 kemi konstatuar se në bashki ka filluar transferimi i fondit nga ndarja e tatimit mbi të ardhurat personale (2%). Ne i kërkojmë qeverisë që kjo të shtrihet në të gjitha bashkitë për vitin 2021 dhe transferimi i kësaj shume të bëhet edhe për periudhën që nga momenti që ka hyrë në fuqi ligji.

4- Borxhi dhe vështirësitë financiare. Referuar të dhënave dhe diskutimet e kohëve të fundit shumë bashki janë në vështirësi financiare. Një nga shkaqet është borxhi aktual vendor arrin në vlerën e 8,5 miliardë lekëve. Rekomandimi ynë që me fillimin e reformës territoriale ka qenë dhe mbetet sërish ideja se ky borxh i akumuluar të merret përsipër nga qeveria qendrore duke i lehtësuar bashkitë, veçanërisht në këtë situatë për të cilën bashkitë kanë më shumë nevojë se kurrë.

5- Renta minerare. Bashkitë mbeten të diskriminuara nga pjesa e fondeve që përfitojnë nga kjo taksë, edhe nga aspekti administrativ edhe nga niveli i saj që sot është vetëm 5% në favor të bashkive. Rekomandimi ynë mbetet që përqindja e rentës minerare për pushtetin vendor të jetë në nivelin e para vitit 2013, në 25% si fasho më minimaliste, dhe deri në 35% fasho optimale, dhe ideale do ishte ndarja 50% me 50%. Kjo do të rriste shumë autonominë financiare të bashkive nga ku përfitohet renta.

Me iniciativën e qeverisë synohet ndryshimi i nivelit të rentës në masën 0% për një periudhë 3-vjeçare dhe 1/3 e normës së rentës për periudhën në vijim. Ne e mbështesim këtë lehtësim të detyrimeve si një përkrahje nga biznesit të fushës, veçanërisht në këto kohë të vështira sjellë nga pandemia COVID 19. Gjithsesi, ne i mbetemi sugjerimit tonë për ndarjen e rentës me bashkitë dhe rritjen e përqindjes së përfitimit të pushtetit vendor.
 
6- Taksa e pronës. Të dhënat e këtij viti kanë tregues jo pozitivë mbi të ardhurat nga kjo taksë shumë e rëndësishme për bashkitë. Qeveria duhet të përmbyllë përfundimisht konsolidimin e kadastrës fiskale, pasi ende shohim vështirësi teknike në përdorimin e saj nga ana e stafeve të bashkive.

7- Fondi i Zhvillimit të Rajoneve të parashikuara si program buxhetor në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Sugjerimi ynë konstant është që ky grant i kushtëzuar me masën 70% t’u jepet direkt bashkive. Bashkitë nuk kanë pse konkurrojnë në institucione qeveritare për shërbimet e tyre dhe investimet lokale. Qeveria qendrore të mbajë shumë prej 30% nga ky fond për projekte kombëtare dhe rajonale me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

8- Fondi për pandeminë. Qeveria duhet të ndajë për vitin 2021 një fond të veçantë për bashkitë për parandalimin dhe përballimin e nevojave potenciale nga ndikimi i pandemisë. Ky buxhet do ishte një burim sigurie për bashkitë, por edhe për qytetarët në raste nevoje. Ndaj ne sugjerojmë që nga fondi qeveritar prej 1 miliard lekë për projekte, 35% e këtij fondi t’i dedikohet si buxhet bashkive për pandeminë.
 
 

 
Manual “Praktikat administrative për shërbimet vendore
 
Tetor - Shoqata e Bashkive të Shqipërisë pregatiti këtë udhëzues për praktikat administrative në ofrimin e shërbimeve vendore që sjell informacion të detajuar për praktikat e zyrës për tu ndjekur në njësitë administrative nga punonjësit e të gjithë kategorive përfshirë dhe administratorin. Udhëzuesi u botua me mbështetjen e Fondacionit Hanns Seidel.

Udhëzuesi është i ndarë në tre pjesë:
 
  1. Pjesa e përgjithshme që lidhet me zhvillimin e kapaciteteve të punonjësve të administratës për të performuar më mirë, për të menaxhuar më mirë zyrën, dokumentat dhe komunikimin;
  2. Pjesa e dytë, që përshkruan parimet ligjore, llojet e akteve administrative dhe procedurat e ndjekura për hartimin dhe administrimin e dokumentacionit në bashki;
  3. Pjesa e tretë më specifike që lidhet me zbatimin e procedurave ligjore në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve për ato kategori përgjegjësish që kanë njësitë administrative dhe stafi i tyre, si dhe linjat e veprimeve administrative nga njësia te bashkia qendër.
 
 

 
ShBSh merr pjesë në Programin Virtual të Global Affiliate Hubs (GAH) Summer 2020!
 
Shtator - Open Gov Hub është vend takimi botëror (hapësira e bashkëpunimit dhe qendra e inovacionit) kushtuar transparencës së qeverive dhe fuqizimit të qytetarëve në të gjithë botën. Ky komunitet përfshin gati 50 organizata dhe 300 njerëz. ShBSh merr pjesë në aktivitetet e saj gjatë vitet e fundit.

Programi Virtual Global Affiliate Hubs kishte tre qëllime kryesore:
 
  1. Forcimi i qëndrueshmërinë financiare të organizatave.
  2. Forcimi i qëndrueshmërinë së stafit të organizatave përmes marrëdhënieve / rrjetit mbështetës.
  3. Promovimi i bashkëpunimeve ndër-vendore dhe diskutimi rreth sfidave dhe mundësive të përbashkëta të lidhura me qeverinë.
 
Ekipi i Open Gov Hub ka organizuar programin virtual për 13 organizata në 12 vende dhe 5 kontinente, organizata që janë anëtarë të programit aktual Global Affiliate Hubs.
 
 
 
Për më shumë kliko këtu
 
 

 
Projekti 4PLUS
 
Shtator-Shoqata e Bashkive ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për "Raportin e Vlerësimit të Rrezikut në Bashkinë e Kolonjës", përbërësi i Projektit 4plus IPA CBC GR-AL.

Inspektorët në terren vizituan Bashkinë e Kolonjës dhe mblodhën të dhëna për të identifikuar nevojat dhe kapacitetet aktuale për vlerësimin e rrezikut lokal për personat me aftësi të kufizuara dhe personat e moshuar me përfaqësues të bashkisë, oficerë të njësive administrative, specialistë të emergjencave civile, shërbime sociale, forca të zjarrfikësve etj.

Ky vlerësim synon të identifikojë kapacitetin dhe nevojat e Bashkisë së Kolonjës në lidhje me ‘’ Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive” për personat me aftësi të kufizuara dhe personat e moshuar.
 
 
 

 
Kurse Kombëtare për Dietën Mesdhetare
 
Korrik - Shoqata e Bashkive në kuadër të projektit "Dieta Mesdhetare" organizoi kurset e para kombëtare për Dietën Mesdhetare - një mundësi për zhvillimin lokal. Takimet u mbajtën gjatë korrikut në zonën pilot të Zadrimës, në Shkodër dhe Tiranë.

Qëllimi ishte t'u siguronte pjesëmarrësve njohuri mbi "Dietën Mesdhetare", si dhe promovimin e traditës, gastronomisë, peizazhit natyror, trashëgimisë kulturore, turizmit; ku modelet e qëndrueshme bujqësore, blegtorale, të peshkimit dhe gastronomisë janë të lidhura me zhvillimin rajonal, gjë që rrit mundësitë socio-ekonomike, veçanërisht në zonat rurale. Pjesëmarrësit erdhën nga autoritetet publike lokale (bashkia), akademia (shkolla profesionale), organizatat e turizmit dhe operatorët e biznesit.

Dieta Mesdhetare është pjesë integrale e identitetit mesdhetar. Dieta Mesdhetare është pjesë e listës "Përfaqësuesit e Trashëgimisë Kulturore të Njerëzimit". Ai përfshin një sërë aftësish, njohurish, ritualesh, simbolesh dhe traditash në lidhje me identitetin kulturor, peizazhin natyror, trashëgiminë dhe mënyrën e jetesës dhe mënyrat e promovimit për të karakterizuar një ekonomi të fortë.
Por shumë rajone rurale mesdhetare duket se i nënvlerësojnë këto vlera dhe vuajnë të metat natyrore dhe demografike të shkaktuara nga mungesa e vetëdijes për potencialin ekonomik të Dietës Mesdhetare.
Qëllimi kryesor i projektit është të eksplorojë Dietën Mesdhetare sipas Konventës së Dietës Mesdhetare të UNESCO-s, duke ruajtur traditën unike dhe duke promovuar risi në dietën Mesdhetare. Projekti promovon dy masa: tradicionale dhe krijuese, për të filluar bashkëpunimin e palëve të interesit të katërfishtë të bashkëpunëtorëve mesdhetarë për të ngritur ekonominë e dietës mesdhetare në nivele të reja të cilësisë.
 
 
 
 
 
 
 

 
Rritja e kapaciteteve në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të lëvizjes në 5 bashki shqiptare
 
Qershor- Projekti i zbatuar nga Shoqata e Bashkive, me mbështetjen e GIZ Albania, ndihmoi 5 bashki pilot në rritjen e kapaciteteve të brendshme për të qenë të gatshëm për të hartuar plane lëvizshmërie të qëndrueshme, për të përmirësuar kushtet në sektorin e transportit dhe lëvizshmërisë urbane dhe për të rritur njohuritë e publiku në lidhje me përfitimet e zgjidhjeve të tilla të qëndrueshme të lëvizjes urbane me aktivitete në Javën Evropiane të Lëvizjes.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ishte të kontribuojë në transportin dhe lëvizshmërinë më të mirë në nivelin lokal në Shqipëri. Projekti u implementua përmes një qasjeje bashkë-konstruktive duke përdorur ekspertizën lokale mbi planifikimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane për të pajisur bashkitë me kapacitete që të jenë të gatshëm për të hartuar plane të qëndrueshme të lëvizjes urbane.

Bashkitë e Shkodrës, Peqin, Cerrik, Klos dhe Mat tani kanë përgatitur Planet për Lëvizjen Lokale të Qëndrueshme, plane që parashikonin zgjidhje të qëndrueshme për problemet e identifikuara kryesisht lidhur me rritjen e nevojave për transport të qëndrueshëm brenda bashkive. Popullsia, aktivitetet ekonomike, ndërveprimet shoqërore dhe kulturore, si dhe ndikimet mjedisore dhe njerëzore, janë gjithnjë e më të përqendruara në qytete dhe kjo është një sfidë e madhe për qëndrueshmërinë, ndër të tjera, në lidhje me strehimin, infrastrukturën, shërbimet themelore, sigurinë ushqimore, shëndetin , arsimi, vendet e punës, siguria dhe burimet natyrore. Më e rëndësishmja, komunat kanë brenda stafit të tyre të brendshëm, kapacitetet për të ecur përpara me veprimet aktuale në përmirësimin e lëvizjes urbane në territoret e tyre.

ShBSh u angazhua në një aksion pilot me Bashkinë e Shkodrës që konsistonte në ndërtimin e stendave të biçikletave në të gjithë qytetin në zonat më të populluara. Aksioni u zgjodh në përputhje me traditën lokale për përdorimin e biçikletave. Gjithashtu, Policia Bashkiake e Shkodrës u pajis me 5 biçikleta për t’u përdorur gjatë sezonit të verës, por jo vetëm. Përdorimi i biçikletave nga zyrtarët lokalë është një demonstrim i mirë dhe konkret për të rritur ndërgjegjësimin mbi lëvizshmërinë e qëndrueshme.
 
 
 
 
 
 
Faleminderit për vëmendjen!

_______________________________
 
Aktivitete në vazhdim:
 
• Faza pasardhëse e RCDN
• Faza e dytë e projektit SORI
• Takim i partnerëve SUStown
• Takim i partnerëve MD.net
 
 
Facebook
Twitter
 
 
© 2021 Shoqata e Bashkive të Shqipërisë