Bashkia Lezhë Bashkia Kukës Bashkia e Vau i Dejës prezantojnë politikat fiskale mjedisore, Local4Green Project Iterreg Med

Bashkia Lezhë Bashkia Kukës Bashkia e Vau i Dejës prezantojnë politikat fiskale mjedisore, 

Seminar Ndërkombëtar për Paketë të Gjelbra Fiskale


Shoqata e Bashkive të Shqipërisë morri pjesë në seminarin ndërkombëtar të prezantimit të progresit të projektit LOCAL4GREEN, që u zhvillua në Valencia me praninë e partnerëve të tjerë.Interreg MED Programme

Bashkia e Lezhës, Kukësit dhe Vau i Dejës janë bashkitë pilote të këtij projektit të cilat u përfaqësuan në takim nga kryetarët Fran Frrokaj-Faqe Zyrtare Bashkim Shehu dhe Zef Hila-Faqja Zyrtare

Gjatë zbatimit të projektit, Shoqata së bashku me stafin e bashkive ka kryer një analizë të burimeve të përdorura të energjisë dhe një analizë të taksave dhe tarifave vendore.  
Pas identifikimit të ndërhyrjeve të mundshme fiskale, janë përgatitur disa propozime, të cilat më pas janë miratuar pjesë e Paketës Fiskale të Bashkisë për vitin 2019.

Lehtësira fiskale të miratuara janë ulja e taksës së ndërtesës, ulja e tarifës për shërbimet publike për ato biznese që kanë instaluar një pajisje fotovoltaike, dhe pakimi falas në hapësira publike për automjetet hibride dhe elektrike. 

Falenderojmë Kryetarët për mbështetjen e kësaj nisme inovatore për Shqipëri duke kontribuar në përdorimin e mëtejshëm të burimeve të energjisë së rinovueshme.