KËNDI INFORMUES
NJOFTIME

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një shoqatë jopolitike, jofetare dhe jofitimprurëse. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një bashkim vullnetar dhe i pavarur i bashkive të Shqipërisë. SHBSH u themelua më 12 tetor 1993, me kërkesë të një grupi prej 10 kryetarë bashkish. Fillimi i punës së shoqatës nuk ishte shumë i lehtë për arsyen se për herë të parë në ambjentin shqiptar krijohej një organizatë e tillë e cila do të mbronte interesat e përbashkëta të bashkive shqiptare për zhvillimin dhe demokratizimin e tyre.
Sot shoqata numëron si anëtarë vullnetarë të saj, të gjitha bashkitë e Shqipërisë. SHBSH mban statusin e një organizate jofitimprurëse (OJF) me një shtrirje gjeografike në të gjithë territorin e vendit. Përpjekjet e saj të vazhdueshme kanë synuar sensibilizimin e strukturave dhe institucioneve të pushtetit qendror për përshpejtimin e proçesit të decentralizimit, si dhe konsolidimi i rolit të bashkive në ushtrim të rolit të tyre qeverisës, duke dhënë në vazhdimësi rezultate konkrete. Roli dhe kontributi i shoqatës sot është mjaft i vlerësuar dhe i njohur jo vetëm nga anëtarët e saj por edhe nga institucionet në pushtetin qendror, donatorët, shoqatat ndërkombëtare të autoriteteve vendore.

Shoqata e Bashkive si organizatë ka një mision krejt specifik në raport me bashkitë. Ajo është shoqatë drejtëpërdrejtë e bashkive, punon për ato dhe është kurdoherë në shërbim të tyre. Qellimi i saj është të:
Kontribuojë për mbrojtjen e interesave të përbashkëta të njësive të vetqeverisjes vendore të qyteteve, me qëllim forcimin dhe zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratike në organizimin dhe funksionimin e bashkive dhe zbatimin e parimeve të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale.
Lind nevoja e përqendrimit të vëmendjes në ato probleme për të cilat janë të interesuara shumica e bashkive, ose që përbëjnë interes për të gjitha bashkitë. Përsa më sipër, misioni i shoqatës së bashkive është:
Mbrojtja e interesave të përbashkëta të bashkive shqiptare, me qellim arritjen dhe zhvillimin e demokratizimit dhe decentralizimit të vërtetë të qeverisjes vendore, për arritjen e standardeve evropiane të vet-qeverisjes vendore, sipas parimeve të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore

Shoqata e Bashkivë të Shqiperisë, është një shoqatë jopolitike, jofetare, jofitimprurëse. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një bashkim vullnetar dhe i pavarur i bashkive të Shqipërisë .
Në mbështetje të ligjit 7850 datë 29/07/1994 ”Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”; të ligjit 8781 date 03/05/2001 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7850 datë 29/07/1994 ” Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”; dhe të ligjit 8788 datë 07/05/2001 “Për Organizatat Jo Fitimprurëse”, hartohet ky statut i “Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
Sot shoqata numëron si anëtarë vullnetarë të saj, të gjitha bashkitë e Shqipërisë. SHBSH mban statusin e një organizate jofitimprurëse (OJF) me një shtrirje gjeografike në të gjithë territorin e vendit. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, qysh nga themelimi i saj e deri tani, ka krijuar një vizion gjithnjë e më të qartë të veprimtarisë së saj, të rolit që ajo duhet të luajë në konsolidimin e bashkive, në ushtrim nga ana e tyre të funksioneve qeverisëse.
ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME
Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës i ShBSh e cila thirret një herë në vit, ose kur e kërkon 1/5 e anëtarëve të shoqatës. Në Asamblenë e Përgjithshme marrin pjesë kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave të bashkive, të cilët kanë të drejtë vote të barabartë në Asamblenë e Përgjithshme.
KOMITETI DREJTUES
Komiteti Drejtues është organi që drejton dhe përfaqëson ShBSh dhe miratohet në bllok nga mbledhja organizative e Asamblesë së Përgjithshme të ShBSh. Komiteti Drejtues përbëhet nga 15 anëtarë të cilët janë kryetarë bashkie në përfaqësim sa më të gjerë gjeografik.
KRYETARI
Kryetari zgjidhet për një periudhë katër vjeçare dhe mund të rizgjidhet vetëm një herë dhe nuk mund të mbajë një pozicion tjetër në organet drejtuese të ShBSh përveç atij të Kryetarit të ShBSh dhe Komitetit Drejtues të saj. Aktualisht, Kryetare e Shoqatës së Bashkive është Znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër.
FORUMET E PËRHERSHME
Forumet e Përhershme janë organe këshillimore për Asamblenë dhe Komitetin Drejtues të ShBSh. Ato zhvillojnë projekt politikat për Komitetin Drejtues të ShBSh në përputhje me fushën e veprimtarisë të përcaktuar në këtë statut, qëllimet dhe objektivat e përcaktuara në rregulloren e brendshme.
Emërtimi i Forumeve të Përhershme është si më poshtë: 1) Forumi i Ekonomise dhe Zhvillimit Vendor; 2) Forumi i Infrastruktures dhe Urbanistikes; 3) Forumi i Ceshtjeve Sociale dhe Edukimit; 4) Forumi i Ceshtjeve Ligjore, Administrative dhe Prokurimit Publik; 5) Forumi i Financave Lokale dhe Tatim-Taksave; 6) Forumi për Përdorimin e Tokës dhe i Bujqësisë; 7) Forumi i Njësive Administrative.
STAFI EKZEKUTIV
Struktura dhe numri i anëtarëve të stafit përcaktohet me vendim të Komitetit Drejtues. Stafi punon me kohë të plotë dhe/ ose të pjesshme dhe ekzekuton vendimet e organeve drejtuese të ShBSh dhe të Drejtorit Ekzekutiv sipas këtij statuti dhe rregullores së brendshme te ShBSh. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës është z. Agron Haxhimali.

Pranë shoqatës janë punësuar edhe specialistë me kohë të pjesshme, të cilët zgjerojnë dhe lehtësojnë punën e përditëshme të stafit ekzekutiv. Stafi Ekzekutiv i shoqatës përbëhet nga:
- Drejtori Ekzekutiv
- Financieri
- Juristi
- Specialisti për marrëdhëniet me publikun dhe menaxhimin e projekteve
- Specialisti për marrëdhëniet me jashtë
- Asistenti
Qëndrimet

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka vlerësuar në vazhdimësi, si një nga drejtimet kryesore të punës së saj, krijimin dhe mbajtje e marrëdhenieve të bashkëpunimit me aktorët e tjerë shtetërorë, shoqërinë civile vendase apo përfaqësi të vendeve të huaja. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë mban qëndrimet e saj për aktivitete...
Bashkëpunëtorët

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka vlerësuar në vazhdimësi, si një nga drejtimet kryesore të punës së saj, krijimin e marrëdhenieve të bashkëpunimit me aktorët e tjerë shtetërorë, shoqërinë civile vendase apo organizata ndërkombëtare e përfaqësi të vendeve të huaja, të cilët janë angazhuar me reformen në qeverisjen vendore.