Z. Orlando Fusco ishte për një vizitë pune në zyrat e ShBSh-së – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Z. Orlando Fusco ishte për një vizitë pune në zyrat e ShBSh-së

 

 

Më 20 tetor, në zyrat e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë ishte për një vizitë pune zoti Orlando Fusco, Oficer Programi për Qeverisje të Mirë, nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.

Gjatë takimit me z. Fusco biseduam për situatën dhe çështje aktuale në Shqipëri sidomos për zhvillimin e qeverisë vendore.  Sfidat dhe çështje të demokracisë vendore, decentralizimi i pushtetit vendor, zbatimi i reformës territoriale, sa dhe si po i marrin shërbimet qytetarët pa dallime se ku jetojnë, kuadri ligjor që reforma të jetë efektive dhe funksionale, ndarja e buxhetit dhe fondeve nga qeveria për bashkitë, parimet dhe transparenca si dhe marrëdhënjet e komunikimit ndër institucional, qeveri-bashki.

Një vend me rëndesi në takim zuri dhe biseda lidhur me organizimin, rolin, funksionin e Shoqatës së Bashkive si zëri dhe institucioni mbrojtës dhe lobues i të drejtave të bashkive dhe sigurues i sherbimeve për rritje kapacitetesh të administratës së bashkive.  Ky takim shumë i mirë dhe kordinues do pasohet me një plan pune për mundësi bashkëpunimi në shërbim të mbrojtjes dhe përmiresimit të demokracise vendore dhe përfitimeve të drejta nga bashkitë.
Zoti Fusco ndër të tjera prezantoi mundësitë e bashkëpunimit dhe programin e punës në mbështetje të decentralizimit dhe aktiviteteve me bashkitë për rritje të kapaciteve të tyre lidhur me programet specifike të shërbimeve që ofrojnë bashkitë, si dhe forcimin e rolit të zyrave të integrimit evropian nëpër bashki, etj. Oficer Programi për Qeverisje të Mirë, nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.

20 tetor 2016