Vizitë në zyrat e Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Vizitë në zyrat e Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung

Vizitë në zyrat e Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung

Takimi me z.Valter Glos, Drejtorin e KAS  u fokusua në situaten dhe shumë çeshtje aktuale në Shqipëri.  Në fokus të takimit ishin çështje të demokracisë vendore, decentralizimi i pushtetit vendor, zbatimi i reformes territoriale, kuadri ligjor që reforma të jetë efektive dhe funksionale, ndarja e buxhetit dhe fondeve nga qeveria për bashkitë, parimet dhe transparenca, si dhe marrëdhëniet e komunikimi ndër institucional, qeveri-bashki.

Një vend me rëndësi në takim zuri dhe biseda lidhur me organizimin, rolin, funksionin e Shoqatës së Bashkive si zëri dhe institucioni mbrojtës dhe lobues i të drejtave të bashkive dhe sigurues i shërbimeve për rritje kapacitetesh të administratës së bashkive.  Ky takim shume i mirë dhe kordinues do pasohet me një plan pune për mundësi bashkëpunimi në shërbim të mbrojtjes dhe përmirësimit të demokracisë vendore dhe përfitimeve të drejta nga bashkitë.

7 shtator 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *