Shoqata e Bashkive të Shqipërisë nis aplikimin e Projektit Local4Green – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë nis aplikimin e Projektit Local4Green

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një nga 10 partnerët e angazhuar në zbatimin e Projektit Local4Green, projekt i miratuar nën programin Interreg Med me fonde nga ERDF dhe IPA.

Ky projekt synon përmirësimin e performancës në fushën e përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme. Projekti synon hartimin dhe miratimin e politikave fiskale lokale në mbështetje të inciativave nga qytetarët apo operatorët ekonomikë në përdorimin e energjisë së rinovueshme.

Në Shqipëri, projekti do të shtrihet në afërsisht 8 bashki përgjatë 30 muajve në vijim. Partner lider i projektit është Federata e Bashkive dhe Provincave Valenciane, ndërsa partnerë të tjerë përfaqësojnë shtete si Spanja, Italia, Qipro, Greqia, Kroacia, Slovenia Malta dhe Portugalia.

15 dhjetor 2016

   

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *