Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është kundër miratimit të ligjit për importin e mbetjeve nga jashtë, dhe e vlerëson tërësisht të gabuar qasjen, argumentat dhe llogjiken për të miratuar një ligj të tillë – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është kundër miratimit të ligjit për importin e mbetjeve nga jashtë, dhe e vlerëson tërësisht të gabuar qasjen, argumentat dhe llogjiken për të miratuar një ligj të tillë

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është kundër miratimit të ligjit për importin e mbetjeve nga jashtë, dhe e vlerëson tërësishtë të gabuar qasjen, argumentat dhe llogjiken për të miratuar një ligj të tillë.

Njoftim për shtyp

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është kundër miratimit të ligjit për importin e mbetjeve nga jashtë, dhe e vlerëson tërësishtë të gabuar qasjen, argumentat dhe llogjiken për të miratuar një ligj të tillë. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë vlereson, se së pari proçesi i pragaditjes së këtij ligji nuk është shoqeruar me konsultime të gjera, të hapura, dhe me nje proçes transparent.Ky proçes duhet të fillonte se pari me konsultime me organet e pushteti vendore, me ekzekutivin dhe legjsilatin e 61 bashkive dhe 12 qarqeve, dhe të merte dakortësinë e tyre, dhe të gjitha grupeve të interesit që perfaqësojnë të zgjedhurit vendoret por po jo vetëm.

Proçesi i hartimit të këtij ligji është bërë në cikël të mbyllur gjeografikisht dhe cikël të mbyllur pjesmarrjeje duke shmangur qellimishtë konsultimet dhe debatet e hapura mbar kombetare. Shoqata e Bashkive shpreh keqëardhjen e madhe që për interesa politike dhe biznesi, të krijohet alibi se ky ligj duhet pasi nuk performojnë mirë bashkitë, dhe shkaku tjeter kishte të bënte me faktin se kishte shume bashki dhe komuna para reformës territoriale që nuk manaxhonin mire vend- grumbullimet e mbtjeve.

Reformes Administrative nëpërmjet së cilës u krijuan 61 njesive vendore të reja me shtrirje hapsinore më të gjërë dhe numër popullsie mjaft më të madh sesa të meparshmet, pritet të krijoj kushte dhe klime më të mirë për bizneset e rikiklimit, duke performuar më mirë dhe duke ndertuar një sistem të menaxhimit të integruar të mbetjeve, çka do të sjellë më shumë lëndë të parë vendase për këtë industri, duke beret e panevojshme importin, pra te panevojshëm këtë ligj.

Megjithatë, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë vlerëson, se standartet e tashme të punes në qeverisjet vendore në peërgjithësi jane ende larg mundesive, kërkesave të biznesit dhe qytetareve dhe sidomos krahasuar me vendeve të ne rajon dhe evrope, kryesisht në fushën e mjedisit dhe manaxhimit të mbetjeve.

Por, kjo vjen së pari nga difektet e sistemit, nga mungesa e kuadrit ligjore dhe rregullator, nga mungesa e bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërinstitucional , nga mungesa e vullnetit të pushtetit qëndore për të mbeështetur bashkëpunimin ndërbashkiak, për manaxhimin e mbetjeve dhe vendgrumbullimin e tyre mbi baza rajonale.

Shoqata e Bashkive vëren me kekqëardhje gjithashtu,politika të dobëta të qeverisë qëndrore dhe një mungese vizione për çeshtjet mjedisore, dhe ajo që është më e rëndësishme, faktin se qeveria qëndore nuk financon bashkitë për system me standarte të manaxhimit të mbetjeve, por i orienton financimin ne projekte butaforike dhe imazheri. Ndaj ne kërkojmë që qeveria së pari të decentralizojë dhe të forcoje me çdo instrument bashkitë.

Agron Haxhimali Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqiperisë