Seminarin Kombëtar “Forcim i bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe vendor në menaxhimin e migrimit” – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Seminarin Kombëtar “Forcim i bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe vendor në menaxhimin e migrimit”

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me NALAS (Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore për Europën Juglindore) organizon Seminarin Kombëtar “Forcim i bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe vendor në menaxhimin e migrimit”, në bashkëpunim me MARRI (Rrjeti i Ministrive të Brendshme).

Ky seminar mbledhi së bashku të zgjedhur vendorë dhe punonjës të bashkive me qëllim identifikimin e pikave të forta dhe të dobta të pritjes dhe asistencës/integrimit të emigrantëve, për tëkrijuar një model rajonal në të ardhmen e afërt.

Në këtë seminar morë pjesë dhe kontribuan për faqësuesit e Ministrise se Brendëshme,Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ministria e Diasporës të cilët siguruan mbeshtetje dhe bashkëpunim, si dhe Ugo Poli Menaxher Projekti i Qendrave për Migrimin CEI dhe lektore nga Italia.

Gjatë seminart, pjesëmarrësit do të njihen me praktika të mira nga vendet e rajonit dhe do të kenë mundësinë të diskutojnë për problematikat dhe sfidat e këtij procesi.
Eksperienca italiane për migrimin dhe kuadri ligjor përkatës: prezantim i shkurtër.
Roli i shtetit në pritjen dhe akomodimin e migrantëve: nga pikat e nxehta tek “qendrat e asistencës” dhe tëk sistemi i shpërndarjes. Integrimi aktiv i refugjatëve dhe azilkërkuesve nënivel vendor: sistemi italian SPRAR, evoluimi dhe angazhimet aktuale.
Partneriteti publik-privat: roli i OJF si partnerë socialë të administratës qendrore dhe vendore.