SEE URBAN Opatija Kroaci. – Shoqata e Bashkive te Shqiperise


Bashke me perfaqesuesin e Bashkise Shkoder Leonard Mali, te Bashkise Tirane Erind Bejko, me perfaqesuesin e MB. Maksimalian Dhima dhe me Lorenc Koci nga UNDP moren pjese ne konferencen “Per reduktimin e rrezikut nga fatkeqesite dhe roli bashkive”me suportin @ UNDP Albania:
➔ Forcimi i kapaciteteve bashkiake në përgatitjen, përgjigjen, rikuperimin dhe zbutjen e rrezikut ndaj katastrofave, si dhe përfshirjen e tyre në planet, politikat dhe programet e zhvillimit lokal.
➔ Inkurajimi i dialogut dhe një vendim-marrjeje lokale gjithëpërfshirëse bazuar në shkëmbimin e hapur të informacionit dhe të dhënave mbi rrezikun, të ndara sipas gjinisë, moshës, paaftësisë, lehtësisht të arritshme, të azhurnuara, të kuptueshme dhe të plotësuara nga njohuritë lokale.
➔ Zhvillimi i programeve dhe projekteve të bashkëpunimit në fushën e parandalimit dhe gadishmërisë për reagim ndaj katastrofave me shoqatat homologe brenda dhe jashtë Shqipërisë
➔ Mbështetje për krijimin e sistemeve dhe shërbimeve për shkëmbimin e informacionit, praktikave më të mira, teknologjive, mësimeve dhe masave për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë.
➔ Zhvillimi i fushatave periodike për edukimin dhe ndërgjegjësimin e komuniteteve lokale mbi rrezikun ndaj fatkeqësive dhe hartimin e strategjive lokale për reduktimin e tyre.