Rreth Nesh – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Kush jemi ne

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një shoqatë jopolitike, jofetare dhe jofitimprurëse. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një bashkim vullnetar dhe i pavarur i bashkive të Shqipërisë. SHBSH u themelua më 12 tetor 1993, me kërkesë të një grupi prej 10 kryetarë bashkish. Fillimi i punës së shoqatës nuk ishte shumë i lehtë për arsyen se për herë të parë në ambjentin shqiptar krijohej një organizatë e tillë e cila do të mbronte interesat e përbashkëta të bashkive shqiptare për zhvillimin dhe demokratizimin e tyre.

Shoqata numëron si anëtarë vullnetarë të saj, të gjitha bashkitë e Shqipërisë. SHBSH mban statusin e një organizate jofitimprurëse (OJF) me një shtrirje gjeografike në të gjithë territorin e vendit. Përpjekjet e saj të vazhdueshme kanë synuar sensibilizimin e strukturave dhe institucioneve të pushtetit qendror për përshpejtimin e proçesit të decentralizimit, si dhe konsolidimi i rolit të bashkive në ushtrim të rolit të tyre qeverisës, duke dhënë në vazhdimësi rezultate konkrete. Roli dhe kontributi i shoqatës sot është mjaft i vlerësuar dhe i njohur jo vetëm nga anëtarët e saj por edhe nga institucionet në pushtetin qendror, donatorët, shoqatat ndërkombëtare të autoriteteve vendore.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, qysh nga themelimi i saj e deri tani, ka krijuar një vizion gjithnjë e më të qartë të veprimtarisë së saj, të rolit që ajo duhet të luajë në konsolidimin e bashkive, në ushtrim nga ana e tyre të funksioneve qeverisëse.

Shoqata e Bashkive si organizatë ka një mision krejt specifik në raport me bashkitë. Ajo është shoqatë drejtëpërdrejtë e bashkive, punon për ato dhe është kurdoherë në shërbim të tyre. Qellimi i saj është të:

Kontribuojë për mbrojtjen e interesave të përbashkëta të njësive të vetqeverisjes vendore të qyteteve, me qëllim forcimin dhe zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratike në organizimin dhe funksionimin e bashkive dhe zbatimin e parimeve të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale.

Lind nevoja e përqendrimit të vëmendjes në ato probleme për të cilat janë të interesuara shumica e bashkive, ose që përbëjnë interes për të gjitha bashkitë. Përsa më sipër, misioni i shoqatës së bashkive është:

Mbrojtja e interesave të përbashkëta të bashkive shqiptare, me qellim arritjen dhe zhvillimin e demokratizimit dhe decentralizimit të vërtetë të qeverisjes vendore, për arritjen e standardeve evropiane të vet-qeverisjes vendore, sipas parimeve të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore

Shoqata e Bashkivë të Shqiperisë, është një shoqatë jopolitike, jofetare, jofitimprurëse. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një bashkim vullnetar dhe i pavarur i bashkive të Shqipërisë .

Sot shoqata numëron si anëtarë vullnetarë të saj, të gjitha bashkitë e Shqipërisë. SHBSH mban statusin e një organizate jofitimprurëse (OJF) me një shtrirje gjeografike në të gjithë territorin e vendit. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, qysh nga themelimi i saj e deri tani, ka krijuar një vizion gjithnjë e më të qartë të veprimtarisë së saj, të rolit që ajo duhet të luajë në konsolidimin e bashkive, në ushtrim nga ana e tyre të funksioneve qeverisëse.

Statuti i shoqatës së bashkive të Shqipërisë

Shkarkoni të plotë statutin
Pranë shoqatës janë punësuar edhe specialistë me kohë të pjesshme, të cilët zgjerojnë dhe lehtësojnë punën e përditëshme të stafit ekzekutiv. Stafi Ekzekutiv i shoqatës përbëhet nga:
  • Drejtori Ekzekutiv
  • Financieri
  • Juristi
  • Specialisti për marrëdhëniet me publikun dhe menaxhimin e projekteve
  • Specialisti për marrëdhëniet me jashtë
  • Asistenti
ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës i ShBSh e cila thirret një herë në vit, ose kur e kërkon 1/5 e anëtarëve të shoqatës. Në Asamblenë e Përgjithshme marrin pjesë kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave të bashkive, të cilët kanë të drejtë vote të barabartë në Asamblenë e Përgjithshme.

KOMITETI DREJTUES

Komiteti Drejtues është organi që drejton dhe përfaqëson ShBSh dhe miratohet në bllok nga mbledhja organizative e Asamblesë së Përgjithshme të ShBSh. Komiteti Drejtues përbëhet nga 15 anëtarë të cilët janë kryetarë bashkie në përfaqësim sa më të gjerë gjeografik.

KRYETARI

Kryetari zgjidhet për një periudhë katër vjeçare dhe mund të rizgjidhet vetëm një herë dhe nuk mund të mbajë një pozicion tjetër në organet drejtuese të ShBSh përveç atij të Kryetarit të ShBSh dhe Komitetit Drejtues të saj. Aktualisht, Kryetare e Shoqatës së Bashkive është Znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër.

FORUMET E PËRHERSHME

Forumet e Përhershme janë organe këshillimore për Asamblenë dhe Komitetin Drejtues të ShBSh. Ato zhvillojnë projekt politikat për Komitetin Drejtues të ShBSh në përputhje me fushën e veprimtarisë të përcaktuar në këtë statut, qëllimet dhe objektivat e përcaktuara në rregulloren e brendshme.

Emërtimi i Forumeve të Përhershme është si më poshtë: 1) Forumi i Ekonomise dhe Zhvillimit Vendor; 2) Forumi i Infrastruktures dhe Urbanistikes; 3) Forumi i Ceshtjeve Sociale dhe Edukimit; 4) Forumi i Ceshtjeve Ligjore, Administrative dhe Prokurimit Publik; 5) Forumi i Financave Lokale dhe Tatim-Taksave; 6) Forumi për Përdorimin e Tokës dhe i Bujqësisë; 7) Forumi i Njësive Administrative.

STAFI EKZEKUTIV

Struktura dhe numri i anëtarëve të stafit përcaktohet me vendim të Komitetit Drejtues. Stafi punon me kohë të plotë dhe/ ose të pjesshme dhe ekzekuton vendimet e organeve drejtuese të ShBSh dhe të Drejtorit Ekzekutiv sipas këtij statuti dhe rregullores së brendshme te ShBSh. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës është z. Agron Haxhimali.

Veprimtaritë kryesore të shoqatës

  • Realizon shërbime të ndryshme ndaj bashkive, anëtarëve të shoqatës, duke ofruar trajnime dhe kualifikime për autoritetet dhe administratën vendore.
  • Vendos lidhje të drejtpërdrejta me Kuvendin e R.SH., Qeverine e R.SH, për mbrojtjen e interesave të organeve të vetqeverisjes vendore, duke u bërë aktorë kryesorë në hartimin e politikave decentralizuese për qeverinë vendore.
  • Përfaqëson bashkitë shqiptare në marrëdhëniet me organizmat e ndryshme shqiptare dhe të huaja, brenda dhe jashtë vendit.
  • Mundëson diskutimin e problemeve te perbashketa ne forumet e shoqates, me qellim gjetjen e zgjidhjeve praktike, si dhe shkembimin e eksperiencave te ndryshme midis tyre.
  • Lehtëson vendosjen e kontakteve midis bashkive dhe partnerëve të tyre jashtë vendit, si p.sh. shoqata analoge, institucione ndërkombëtare, me qëllim shkëmbimin e informacioneve dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta të bashkëpunimit.
  • Mbron interesat e përbashkëta të bashkive shqiptare, me qëllim arritjen dhe zhvillimin e demokratizimit dhe decentralizimit të vërtetë të qeverisjes, për arritjen e standarteve europiane të vetëqeverisjes lokale, sipas parimeve të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale.
  • Mundëson diskutimin e problemeve të përbashkëta në forumet e shoqatës, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve praktike, si dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira midis bashkive.