“Reduktimin e riskut nga fatkeqësit natyore dhe forcimi i kapciteteve lokale”, sipas projektit See-Urban, mbështetur nga UNDP. – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

“Reduktimin e riskut nga fatkeqësit natyore dhe forcimi i kapciteteve lokale”, sipas projektit See-Urban, mbështetur nga UNDP.

Konferenca mbi

Adrian Mziu si përfaqësues i “Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë”, ne task forcen per menaxhimin e rreziqeve dhe njëkohësisht si pergjegjes i ketij sektoti ne Bashkisë Kamëz,ndoqi kete takim me keto tematika:

• Forcimi i kapaciteteve të pushtetit lokal në lidhje me menaxhimin, përgatitjen dhe përgjigjjen për zbutjen e riskut në rastin e katastrofave natyrore si dhe përfshirja e tyre në planet dhe programet e zhvillimit lokal;

• Inkurajimi i dialogut nëpërmjet një vendimmarrje lokale, gjithëpërfshirëse, bazuar në shkëmbimin e hapur të informacionit rreth kësaj teme, sipas kategorive të caktuara të gjinisë, moshës, paaftësisë, lehtësisht të arritshme dhe të kuptueshme të plotësuara nga njohurit lokale;

• Zhvillimi i prograveme dhe projekteve të bashkëpunimit me partner të ndryshëm dhe homolog, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, për parandalimin dhe gatishmërinë e reagimit ndaj katasteofave natyrore;

• Mbështetje për krijimin e sistemeve, aplikacioneve me funksion shërbimi për shkëmbimin e informacionit, praktikave më të mira, teknologjive të fundit, praktikave dhe masat që duhen marrë për zvogëlimin e rriskut nga fatkeqësitë natyrore;

• Zhvillimi i fushatave periodike për edukimin dhe ndërgjegjësimin e komuniteteve lokale mbi rriskun ndaj fatkeqësive dhe hartimin e strategjive lokale për reduktimin e tyre.