Projekti i ri FLAT (Flood and landslide assistance and training) – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Projekti i ri FLAT (Flood and landslide assistance and training)


Projekti FLAT nisi zyrtarisht me takimin e parë të partnerëve në 3-4 korrik në Danilovgrad, Mal i Zi.
Ky projekt (Asistencë dhe Trajnim për Menaxhimin e Përmbytjeve dhe Rrëshqitjeve të Tokës) synon të rrisë kapacitetet e shërbimeve të emergjencave civile në bashki dhe të hartojë plane të integruara për menaxhimin e rriskut në rast përmbytjesh apo rrëshqitjesh të dherave.

Nga aktivitetet e projektit vend të vecantë zë ngritja e Qendrës Rajonale për Trajnimin e Shërbimeve të Emergjencave Civile, nga e cila do të përfitojnë trajnime të vazhdueshme specialistët nga bashkitë e vendeve të rajonit dhe Shqipëria.

Bashkia Shkoder, Vau Dejes dhe Lezha si bashki të ekspozuara nga permbytjet do te jenë perfitues nga ky projekt duke nderveptuar me bashkite Danilovgrad,Nikshic dhe Brindizi.

Por edhe bashki te tjera qe ndeshen me keto fenomene dhe shprehin interes per rritje kapacitetesh dhe shkembim pervoje me bashkite e rajonin do të perfshihen dhe perftiojne nga projekti Flat.

Projekti është bashkëfinancuar nga programi Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro dhe partnerët e projektit të cilët janë bashkia Danilovgrad (Mal i Zi), Komuna e Brindisit (Itali), Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (Shqipëri), Bashkia Nikšić (Mal i Zi) dhe Drejtoria e Emergjencave Civile (Mal i Zi). Projekti do të zbatohet gjatë 2018-2020.