Programi ReLOad zgjodhi bashkitë partnere. – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Programi ReLOad zgjodhi bashkitë partnere.

Programi ReLOad zgjodhi bashkitë partnere.

Nga 61 bashki vetëm 35 shprehen interes për këtë program, nga të cilat vetëm 12 janë kualifikuar dhe do pērfitojne grante.

Bashkia Shkodër dhe Lezhe kryesojnë listen e 12 bashkive fituese duke u vlerësuar si dy bashkite qe plotesojne me së miri kriteret e performances dhe perfshirjes ne projekt si :

  1. Bashkia ka bashkëpunim të vazhdueshëm dhe praktika të mira me OSHC-të.
  2. Bashkia ka një plan të miratuar të zhvillimit të komunitetit ose çdo dokument strategjik ku identifikohen prioritetet e zhvillimit socio-ekonomik.
  3. Bashkia ka mekanizma për monitorimin / vlerësimin e projekteve dhe iniciativave të zbatuara nga OSHC-të.

Në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Lokale (ReLOaD), financuar nga Bashkimi Evropian, Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri zgjodhi sot partneritet e saj qe do jenë 12bashki në Shqipëri.( Shkoder, Lezha Elbasani Durres Permeti Korca Librazhdi Tropoja Tirana ,Roskovec, Dibra dhe Prrenjasi)

Bashkitë do të përfitojnë nga skema e granteve të Programit. Skema pritet të mbështesë organizatat e shoqërisë civile (OShC) që ofrojnë shërbime publike në përputhje me prioritetet e ngritur nga bashkia e dhënë dhe mbështesin synimin e Programit për zhvillimin, ose përmirësimin e mekanizmave transparent të financimit për OShC-të brenda bashkive partnere.

Bashkitë partnere do të mbështeten nga Projekti gjatë zbatimit të skemës së granteve.

Suksese në zbatim për të 12 bashkitë përfituese.