Projekti: Lobim në Cështje të Decentralizimit Fiskal – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Projekti: Lobim në Cështje të Decentralizimit Fiskal

Projekti: Lobim në Cështje të Decentralizimit Fiskal

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë me mbështetjen e Fonadacionit Konrad Adenauer organizoi një sërë aktivitetesh për hartimin e një qëndrimi të unifikuar mbi Projekt Ligjin për Financat Vendore.

Qëllimi i projektit ishte njohja e bashkive me projekt ligjin e financave vendore; diskutim, shkëmbim dhe prezantim me bashkitë pjesëmarrëse i sfidave që dalin nga ky projekt-ligj; hartimi i rekomandimeve të unifikuara dhe cështjeve të tjera për tu sqaruar nga projekt-ligji.  Këto rekomandime do të jenë baza për hartimin e Qëndrimit zyrtar të Shoqatës për t’ju paraqitur Ministrisë së Financave si institucioni që drejton procesin e hartimit të Ligjit.

Objektiva të tjera lidhen me identifikimin e problematikave të përbashkëta për trajtim të mëtejshëm nga Shoqata e Bashkive; shkëmbim të eksperiencave apo praktikave të mira nga bashkitë; krijimin e një platforme për bashkëpunime të mëtejshme.