Mbledhja e Komitetit Drejtues – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

FTESË

I nderuar anëtar i Komiteti Drejtues,

Përfitoj nga rasti t’iu uroj për punën tuaj të deritanishme në shërbim të komunitetit tuaj. Me anë të kësaj ftese, ju njoftoj se Shoqata e Bashkive do të organizojë Takimin e Komitetit Drejtues më datë 16 shkurt 2018, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu. Takimi do të zhvillohet tek:

 

Salla e Mbledhjeve, Bashkia Kamëz

ditën e premte, më datë 16 shkurt 2018,

ora 11:00 – 13:00

Në këtë takim do të diskutohet kryesisht për aktivitetin e Shoqatës gjatë vitit 2017, si dhe për disa tema me interes për vitin 2018. Takimi i Komitetit Drejtues do të zhvillohet sipas rendit të ditës bashkangjitur kësaj ftese.

 

Shpresojmë në kontributin dhe pjesëmarrjen tuaj!

 

 

 

Me respekt,

 

Agron HAXHIMALI

Drejtor Ekzekutiv

_____________________________________________________________________________________________________

 


 

 

 

Mbledhja e Komitetit Drejtues

Salla e Mbledhjeve, Bashkia Kamëz

16 shkurt 2018

 

 

 

Rendi i ditës:

 

 

 

11:00           Mirëseardhja

  1. Xhelal Mziu, Kryetar i Bashkisë Kamëz

 

11: 15          Hapja e Mbledhjes të Komitetit Drejtues dhe prezantimi i rendit të ditës;

znj. Voltana Ademi, Kryetare e ShBSh

 

11:10           Prezantim i veprimtarisë së ShBSh për 2017dhe i planit të aktiviteteve për 2018;            Diskutime dhe miratim

  1. Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv

 

11:30           Shërbimet publike në nivel vendor dhe ecuria e reformës e procesit të decentralizimit;

  • Ushtrimi i funksioneve të reja;

Qëndrimi në Këshillin Konsultativ; z. Xhelal Mziu

  • Menaxhimi i mbetjeve;

Praktikat dhe sfidat vendore; z. Xhelal Mziu

  • Reforma e Ujit

Sistemi aktual dhe rekomandime; z. Eduart Kapri;

  • Emergjencat Civile;

Buxheti dhe struktura, z. Fran Frroku;

  • Sistemi i ri i taksës së pronës dhe metodologjia;

Opinione dhe Qëndrimi i Shoqatës

  • Problematika e Ndihmës Ekonomike dhe cështje të tjera për tu adresuar;

Znj. Voltana Ademi

 

13:00           Deklaratë e përbashkët për cështjet e diskutuara dhe mbyllja e takimit;

Znj. Voltana Ademi, Kryetare e ShBSh