Këshillim për organizimin e brendshëm të bashkisë për të siguruar shërbim më të mirë për qytetarët – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Këshillim për organizimin e brendshëm të bashkisë për të siguruar shërbim më të mirë për qytetarët

Këshillim për organizimin e brendshëm të bashkisë për të siguruar shërbim më të mirë për qytetarët

Kjo është tema e programit të këshillimit ofruar për Shoqatën e Bashkive dhe dy bashkitë e përzgjedhura-Bashkia Mallakastër përfaqësuar nga Zëvendës Kryetari Z Hajredin Serjani dhe Bashkia Vau Dejës përfaqësuar me Z. Herion Jashari Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë.  Ky program këshilimi (Mentoring) ofrohet nga programi BACID, dhe KDZ (Qendra Kërkimore e Administratës Publike) nga Shoqata e Bashkive dhe e Qyteteve të Austrisë.(AACT)

Sot biseduam, u njohëm me strukturën dhe sistemin e qeverisjes së Austrisë dhe ndamë mendime rreth dhe mbi dinamikën e sistemeve të pushtetit vendor në vendet tone por jo vetëm, me z.Thomas Prorok Zv Drejtor i KDZ, Alexander Lesigang, Këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare të AACT, dhe me Këshilltarin z Philip Parzer.

Qëllimi ynë është të shohim dhe të këshillohemi mbi modele organizimi që ofrojnë shërbime të mira, modele që përfshijnë qytetarët kudo ku ata jetojnë, qoftë në zona urbane apo rurale me të cilat operojnë bashki të Austrisë, dhe ti përshtasim sa mundemi në bashkitë tona.  Dhe kjo në kontekstin e sfidave dhe vështirësive të para në bashkitë shqiptare gjatë implementimit të reformës territoriale.

8 nëntor 2016

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *