Java Evropiane e Demokracisë Vendore – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Java Evropiane e Demokracisë Vendore

Bashkia Kavajë, në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë i bashkohet Iniciativave panevropoiane dhe të shumë bashkive në vendet evropiane, po jo vetëm, për organizimin e Javës Evropiane të Demokracisë Lokale.
Me këtë rast, në bashkinë e Kavajës sot u organizuan një sërë aktivitetesh në harmoni me temën e miratuar dhe prioritetin e bashkisë për hapje dhe konsultime me qytetarët.
Aktivitetet
A-“DITË E HAPUR” NË BASHKI DHE AKTIVITETE QË PROMOVOJNË PJESËMARRJEN QYTETARE NË AKTIVITETIN E BASHKISË.
Vizita në zyrat e bashkisë, takimi dhe prezantimi të projekteve, sistemit të taksave dhe tarifave, buxhetit, planit zhvillimor, këshilli, dhe kryetari.
B-KONFERENCA “DEMOKRACIA VENDORE. SI PO FUNKSIONOJMË NE SOT?”
Organizimi dhe planet e Bashkisë Kavajë. Decentralizimi, Sfida – Subsidariteti dhe çfarë duhet për më shumë funksionalitet. Roli i qytetarëve në vendimmarrje dhe procesi i konsultimit.
Folës: Isa Sakja, Përparim Caca, Agron Haxhimali.

C- RINIA DHE ROLI SAJ NË JETËN LOKALE DHE RAJONALE
Rinia, sa e njeh BE? Konkurset ndërmjet shkollave.

I pranishën në Bashkine Kavajë sot, për të ndjekur këto aktivitete të JEDL ishte Z.Orlando Fusco Atashe për Qeverisje të Mire pranë Delegecionit të BE në Shqipëri.