Harta – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

HARTA INTERAKTIVE - REPUBLIKA E SHQIPËRISË


Kryeqyteti:
Tirana


Sipërfaqja:
28748 Km katrorë


Popullsia:
4346121 banorë


Numri i bashkive:
61


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
1456


Njësitë administrative:
377


Bashkitë:
Belsh, Berat, Bulqizë, Cërrik, Delvinë, Devoll, Dibër, Divjakë, Dropulli, Durrës, Elbasan, Fier, Finiq, Fushë-Arrëz, Gjirokastër, Gramsh, Has, Himarë, Kamëz, Kavajë, Këlcyrë, Klos, Kolonjë, Konispol, Korçë, Krujë, Kuçovë, Kukës, Kurbin, Lezhë, Libohovë, Librazhd, Lushnjë, Malësi e Madhe, Maliq, Mallakastër, Mat, Memaliaj, Mirditë, Patos, Peqin, Përmet, Pogradec, Poliçan, Prrenjas, Pukë, Pustec, Roskovec, Rrogozhinë, Sarandë, Selenicë, Shijak, Shkodër, Skrapar, Tepelenë, Tiranë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau-Dejës, Vlorë, Vorë



RRETH SHQIPËRISË


Republika e Shqipërisë, shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon . Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe rreth 4,3 milion banorë. Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë). Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçës, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme lidhjesh.