“Fuqizimin e Kryetareve të Bashkive nëpërmjet programit të shkëmbimit të eksperiencës mes njëri-tjetrit” – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

“Fuqizimin e Kryetareve të Bashkive nëpërmjet programit të shkëmbimit të eksperiencës mes njëri-tjetrit”

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Shoqata për Autonomi Vendore bashkë për

Me qëllim të përmbushjes së fushëveprimit të detyrës dhe sigurimit të ofrimit të shërbimeve të kërkuara, Shoqata e Bashkive ka hartuar
këtë propozim dhe do të zbatojë aktivitetet në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën për Autonomi Vendore dhe ekspertët e fushës.

Në përgjigje të kërkesës për Propozim, të lëshuar nga UNDP në Shqipëri, aktiviteti i propozuar synon të kontribuojë në sjelljen e përmirësuar të
lidershipit dhe në aftësitë organizative të zyrtarëve të lartë ekzekutiv bashkiak (drejtuesit e lartë, kryetarët dhe nënkryetarët), në të gjitha 61
bashkitë në Shqipëri për të zgjeruar kuptimin, rëndësisë, dhe efekteve të tyre sociale te vendimeve të tyre.

Përveç programeve ekzistuese të ndërtimit të kapaciteteve që përqendrohen më shumë në trajnime dhe seminare që ofrojnë aspekte teorike të lidershipit dhe menaxhimit, aktiviteti do të sigurojë një qasje alternative dhe të kombinuar të
fuqizimit të lidershipit për t’i sjellë kryetarët në qendër të vëmendjes dhe t’i inkurajojë ata të mësojnë nga praktika dhe kolegët e tyre.
#UNDP & STAR II