Forum diskutimesh me adminstratorët e Njësive Administrative – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Forum diskutimesh me adminstratorët e Njësive Administrative

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman Hanns Siedel organizoi sot në Fier një forum diskutimesh me adminstratorët e Njësive Administrative dhe drejtues të nivelit të dytë të bashkive.

Qëllimi i këtij forumi është ngritja e Forumit të Administratorëve si pjesë e Shoqatës dhe rritja e kapaciteteve ndërvepruese, komunikuese dhe njohurive në disa prej aspekteve kyce të pushtetit vendor.

Paketa e trajnimit fokusohej ndër të tjera ne këto çështje:
​Ligji Organik, të drejtat ,detyra dhe përgjegjësitë-Bashkia vs Njësia Administrative.
​Organizimi i punës dhe komunikimi-
Njësitë administrative dhe drejtoritë e bashkive.
Të drejtat e njeriut dhe roli i Njësisë Administrative-Shërbimet administrative!
Aspekte nga Kodi i Procedurës Administrative.
Në fund të takimit Administratoret bënë zgjedhjen e Administratorëve si anëtarë të Forumit.

Foto të shkëputura gjatë aktivitetit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *