Bashkia Vorë – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA VORË


Qarku:
Tiranë


Qendër bashkie:
Qyteti i Vorës


Sipërfaqja:
82.72 Km katrorë


Popullsia:
36230 banorë


Kryetar bashkie:
Fiqiri Ismaili


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21


Njësitë administrative:
Vorë, Prezë, Bërxullë


Faqja zyrtare e internetit:
http://bashkiavore.gov.al/



PROFILI I BASHKISË


Bashkia e re e Vorës shtrihet në Shqipërinë qendrore dhe kufizohet në veri me bashkinë Krujë, në lindje me bashkinë Kamëz, në jug me bashkinë Tiranë, në jug-perëndim me bashkinë Shijak dhe në lindje me bashkinë Durrës. Sipas Censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Vorë ka 25,511 banorë ndërsa sipas Regjistrit Civil ka 36,230 banorë. Me një sipërfaqe prej 82.72 kilometrash katrore, densiteti i popullsisë është 438banorë km2. Bashkia e re përbëhet nga tre njësi administrative. Në këtë bashki ka një qytet dhe 18 fshatra. Bashkia e re e Vorës shtrihet në kryqëzimin kryesor rrugor të Shqipërisë ku lidhet Tirana me Durrësin dhe veriu me jugun e vendit. Për rrjedhojë, në territorin e kësaj bashkie janë vendosur një pjesë e rëndësishme e industrisë së lehtë dhe të ndërtimit ndërsa bujqësia është përqendruar në disa produkte me vlerë të lartë të shtuar si lulet. Në Bashkinë e Vorës janë të regjistruara mbi 800 biznese të mëdha.Në ish-komunën Prezë gjendet një kala mesjetare e cila përbën në resurs të vogël turistik.