Bashkia Vlorë – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA VLORË


Qarku:
Vlorë


Qendër bashkie:
Qyteti i Vlorës


Sipërfaqja:
616.85 Km katrorë


Popullsia:
194147 banorë


Kryetar bashkie:
Dritan Leli


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
41


Njësitë administrative:
Vlorë, Orikum, Qendër Vlorë, Novoselë, Shushicë


Faqja zyrtare e internetit:
http://www.bashkiavlore.org/



PROFILI I BASHKISË


Bashkia e re e Vlorës kufizohet në veri me bashkinë Fier, në lindje me bashkinë Selenicë dhe në jug me bashkinë Himarë. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Vlorës. Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia e re ka 104.827 banorë. Në regjistrin civil në këtë bashki rezultojnë si popullsi banuese 194.147 njerëz. Bashkia e re e Vlorës ka një sipërfaqe prej 616.85 km2 me një densitet prej 314.73 banorë për km2. Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj dy qytete (Vlorë dhe Orikum) dhe 37 fshatra. Në listën e fshatrave përfshihet edhe Sazani. Bashkia e re e Vlorës përfshinë të gjithë zonën bregdetare nga Lumi i Vjosës në veri deri në Qafën e Llogarasë në jug, duke përfshirë nominalisht gadishullin e Karaburinit dhe Ishullin e Sazanit. Në këtë territor shtrihen tre qendra të rëndësishme të turizmit detar, Vlora, Radhima dhe Orikumi, ndërsa bashkisë i shtohen edhe zonat rurale blegtorale të Tragjasit. Kjo zonë ka në përbërje dhe parkun detaro-bregdetar Sazan-Karaburun, që është i vetmi i këtij lloji në vedin tonë. Qyteti i Vlorës ka një aktivitet të vogël tregtar përmes Portit të Vlorës. Vlora ka si burim kryesor ekonomik turizmin dhe bujqësinë e përqendruar te blegtoria dhe ullinjtë. Si një qytet bregdetar, Vlora është edhe një qendër e rëndësishme e peshkimit.