Bashkia Shijak – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA SHIJAK


Qarku:
Durrës


Qendër bashkie:
Qyteti i Shijakut


Sipërfaqja:
92.12 Km katrorë


Popullsia:
44103 banorë


Kryetar bashkie:
Ardian Kokomani


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21


Njësitë administrative:
Shijak, Maminas, Xhafzotaj, Gjepalaj


Faqja zyrtare e internetit:
-



PROFILI I BASHKISË


Shijaku kufizohet në veri, perëndim dhe jug nga bashkia Durrës dhe në lindje nga bashkitë Vorë dhe Tiranë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Shijakut. Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 27,861 banorësh,ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 44,103 banorë. Me sipërfaqe prej 92.19 km2, ajo ka densitet prej 302 banorë/km2. Bashkia e re përbëhet nga katër njësi administrative. Bashkia e re Shijak shtrihet në një zonë fushore dhe kodrinore përgjatë lumit Erzen. Shijaku është një qytet i pasur me burime ujore, ekonomia në vend është e orientuar kryesisht te tregtia, industria fasone dhe ajo përpunuese e prodhuese. Këto biznese operojnë kryesisht në fushën e shërbimeve, tregtisë dhe me pak në fushën e prodhimit dhe ndërtimit. Remitancat e emigrantëve kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e zonës, kryesisht në Shijak dhe Xhafzotaj. Bujqësia është orientuar drejt produkteve me vlerë të lartë të shtuar si kultivimi i perimeve dhe foragjereve, mbarështimi i bagëtive dhe pemëtarisë. Karakteristikë e komunitetit është kultivimi i perimeve e foragjereve dhe zgjerimi gjithnjë në rritje i sipërfaqes së vreshtave, pemëtoreve dhe ullishtave, dhe në zonat kodrinore kultivimi i barbunjës së hershme dhe i bostanoreve.