Bashkia Rrogozhinë – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA RROGOZHINË


Qarku:
Tiranë


Qendër bashkie:
Qyteti i Rrogozhinës


Sipërfaqja:
223.5 Km katrorë


Popullsia:
40684banorë


Kryetar bashkie:
Beqir Nuredini


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21


Njësitë administrative:
Rrogozhinë, Kryevidh, Sinaballaj, Lekaj, Gosë


Faqja zyrtare e internetit:
-



PROFILI I BASHKISË


Rrogozhina kufizohet në veri me bashkinë Kavajë, në veri-lindje me bashkinë Tiranë, në jug me bashkinë Lushnje, në lindje me Bashkinë Peqin dhe në perëndim me detin Adriatik. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Rrogozhinës. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 22,148 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 40,684 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 223.5 km2 dhe densiteti i popullsisë është 182 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 36 fshatra. Bashkia e re e Rrogozhinës shtrihet në një terren pjesërisht kodrinor dhe pjesërisht fushor deri në bregun e detit. Bashkia e re ka për qendër qytetin e Rrogozhinës, i cili u krijua në kohën e komunizmit përreth agroindustrisë, si fabrika e vajit dhe sapunit apo ajo e zhveshjes së pambukut, si dhe një linjë për përpunimin dhe konservimin e ushqimeve. Njësitë administrative rurale përbërëse të bashkisë së re kanë lidhje të kufizuara me qendrën e saj. Qyteti i Rrogozhinës zë rreth një të tretën e të gjithë popullsisë banuese të bashkisë së re. Dy komunat bregdetare, Gosa dhe Kryevidhi, kanë mundësi të zhvillojnë turizmin.