Bashkia Mirditë – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA MIRDITË


Qarku:
Lezhë


Qendër bashkie:
Qyteti i Rrëshenit


Sipërfaqja:
869.71 Km katrorë


Popullsia:
37384 banorë


Kryetar bashkie:
Ndrec Dedaj


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21


Njësitë administrative:
Rrëshen, Rubik, Selitë, Kthellë, Fan, Orosh, Kaçinar


Faqja zyrtare e internetit:
http://bashkiamirdite.gov.al/sq/



PROFILI I BASHKISË


Mirdita kufizohet në veri me Bashkitë e Fushë Arrësit dhe Pukës, në perëndim me të Lezhës dhe në lindje me Bashkinë e Kukësit. Në jug-lindje me bashkinë Dibër, në jug me Bashkinë Mat ndërsa në jug-perëndim me bashkinë Kurbin. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Rrëshenit. Sipas Censusit të vitit 2011, Mirdita ka 22,103 banorë. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 37,384 banorë. Me një sipërfaqe prej 869.71 km2, bashkia e re ka një densitet prej 42.98 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 7 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj katër qytete (Rrëshen, Rubik, Kurbnesh dhe Reps) dhe 81 fshatra. Bashkia e re e Mirditës shtrihet në një territor me trashëgimi të larmishme kulturore dhe etnografike, ndërkohë që nëntoka e saj është gjithashtu e pasur me minerale. Mirdita mori rëndësi si rrugë kalimi dhe si porta natyrore hyrëse për në Kosovë, pas ndërtimit të autostradës A1. Mirdita është një zonë kryesisht bujqësore dhe blegtorale, ndërkohë që vreshtaria paraqet veprimtarinë prodhuese më kompetitive, me një treg të sigurt dhe mjaft atraktiv për vendin, rajonin dhe më gjerë. Sipërfaqja e pyjeve në bashkinë e Mirditës është 10 herë më e madhe se fondi i tokës bujqësore. Për këtë arsye, problemet ekologjike të zonës, të tilla si përpunimi i drurit, ai i frutave të pyllit, prodhimi i lëngjeve vitaminore dhe zhvillimi i gjuetisë sportive janë të lidhura me pyjet.