Bashkia Memaliaj – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA MEMALIAJ


Qarku:
Gjirokastër


Qendër bashkie:
Qyteti i Memaliajt


Sipërfaqja:
272.07 Km katrorë


Popullsia:
21467 banorë


Kryetar bashkie:
Durim Rroshi


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21


Njësitë administrative:
Memaliaj, Memaliaj Fshat, Luftinjë, Buz, Krahës, Qesarat


Faqja zyrtare e internetit:
-



PROFILI I BASHKISË


Memaliaj kufizohet në veri me bashkinë Mallakstër, në lindje me bashkinë Këlcyrë, në jug me bashkinë Tepelenë dhe në perëndim me bashkinë Himarë dhe Selenicë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Memaliajt. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 10.657 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 21.476 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 372.07 km2 me një densitet prej 78.90 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 6 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 53 fshatra. Qyteza e njohur prej vitesh për minierën e qymyrgurit e ka humbur me kohë këtë profil për shkak të mbylljes së saj. Zona e re që krijohet me njësinë administrative shtrihet kryesisht buzë Lumit Vjosa. Ajo do të ketë përparësi bujqësinë dhe blegtorinë si dhe zhvillimin e shërbimeve të vogla tregtare për popullsinë urbane. Burimet e tjera të të ardhurave, krahas bujqësisë dhe blegtorisë mund të vijnë dhe nga vreshtaria, mbledhja e bimëve medicinale, turizmi lumor, turizmi historik dhe ai kulturor.