Bashkia Mat – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA MAT


Qarku:
Dibër


Qendër bashkie:
Qyteti i Burrelit


Sipërfaqja:
493.5 Km katrorë


Popullsia:
38615 banorë


Kryetar bashkie:
Nezir Rizvani


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21


Njësitë administrative:
Burrel, Baz, Derjan, Rukaj, Macukull, Komsi, Lis, Ulëz


Faqja zyrtare e internetit:
http://bashkiamat.gov.al/



PROFILI I BASHKISË


Mati kufizohet në veri me bashkinë e Mirditës, në perëndim me bashkinë e Kurbinit, në jug-perëndim me bashkinë Krujë, në jug me bashkinë Klos dhe në lindje me Bashkinë Dibër. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Burrelit. Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 27,260 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 38,615 banorë. Bashkia e re ka në një sipërfaqe prej 493.5 km2. Në bazë të të dhënave densiteti i popullsisë është 78.24 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 46 fshatra. Bashkia e re shtrihet thuajse në të njëjtin territor me krahinën etnografike të Matit dhe ka terren kodrinor dhe malor. Ajo shtrihet në të dyja krahët e lumit Mat dhe pyjet zënë pjesën më të madhe të territorit të bashkisë së re. Bashkia e re ka pjesë të saj parkun rajonal natyror Ulëz si dhe dy liqenet artificiale, Ulëza dhe Shkopeti, të ndërtuara për prodhimin e energjisë elektrike. Relievi dhe klima mesdhetare mjaft e favorshme, e cila karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe nga dimri relativisht i butë në luginën e Matit krijon kushte mjaft të favorshme për zhvillimin e bujqësisë, frutikulturës dhe blegtorisë, përcakton si burime kryesore gjeneruese ekonomiko-financiare, bujqësinë dhe blegtorinë. Qyteti i Burrelit u ndërtua i lidhur me industrinë e pasurimit të kromit, e cila është aktualisht në proces për riaktivizim. Zona e Matit ka tërhequr gjatë viteve të fundit një numër të vogël turistësh të aventurës dhe ecjes në mal për shkak të relievit shumë tërheqës malor.