Bashkia Maliq – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA MALIQ


Qarku:
Korçë


Qendër bashkie:
Qyteti i Maliqit


Sipërfaqja:
656.34 Km katrorë


Popullsia:
64664 banorë


Kryetar bashkie:
Gëzim Topçiu


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
31


Njësitë administrative:
Maliq, Libonik, Gorë, Moglicë, Vreshtas, Pirg, Pojan


Faqja zyrtare e internetit:
-



PROFILI I BASHKISË


Maliqi kufizohet në veri me bashkinë Pogradec, në veri-lindje me bashkinë Pustec, në lindje me bashkinë Devoll, në jug me bashkinë Korçë dhe në lindje me bashkitë Skrapar dhe Gramsh. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Maliqit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 41,757 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 64,664 banorësh. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 656.34 km2 me densitet popullsie 99 banorë/ km2. Kjo bashki përbëhet nga 7 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 80 fshatra. Bashkia e Maliqit shtrihet në një nga zonat më pjellore bujqësore të Shqipërisë, më së shumti në një ish-kënetë. Qyteti i Maliqit u krijua si një qendër e rëndësishme e industrisë ushqimore në rang vendi me disa produkte të rëndësishme si sheqeri, melasa apo niseshteja si dhe e industrisë së përpunimit të drurit. Në zonat malore banorët i kanë dhënë prioritet blegtorisë dhe bletarisë.