Bashkia Kurbin – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA KURBIN


Qarku:
Lezhë


Qendër bashkie:
Qyteti i Laçit


Sipërfaqja:
269.03 Km katrorë


Popullsia:
79987 banorë


Kryetar bashkie:
Artur Bardhi


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
31


Njësitë administrative:
Laç, Mamurras, Milot, Fushë-Kuqe


Faqja zyrtare e internetit:
-



PROFILI I BASHKISË


Bashkia e Kurbinit shtrihet në Shqipërinë qendrore dhe kufizohet në veri me bashkitë Lezhë dhe Mirditë, në lindje me bashkinë Mat, në jug me bashkitë Krujë dhe Durrës dhe në perëndim me Detin Adriatik. Sipas censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Kurbin ka 46,291 banorë, ndërsa sipas regjistrit civil ka 72,987 banorë. Me një sipërfaqe prej 269.03 kilometrash katrorë, densiteti i popullsisë është 172 banorë km2. Bashkia e re përbëhet nga katër njësi administrative. Të gjitha janë njësi përbërëse të rrethit Kurbin, qarku Lezhë. Bashkia e re Kurbin shtrihet në një zonë bujqësore dhe pjesërisht malore në Shqipërinë qendrore dhe ka një vijë bregdetare, që shtrihet në rezervatin natyror Patok-Fushë Kuqe. Pjesa tjetër e bashkisë është zonë bujqësore, ndërsa me rëndësi konsiderohet Laguna e Patokut, e cila është zhvilluar si zonë peshkimi dhe qendër e turizmit ditor. Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike, që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili, lulebliri, çaj mali, luleshtrydhe, lulëkuqja dhe mëllaga.