Bashkia Kukës – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA KUKËS


Qarku:
Kukës


Qendër bashkie:
Qyteti i Kukësit


Sipërfaqja:
933.86 Km katrorë


Popullsia:
59393 banorë


Kryetar bashkie:
Bashkim Shehu


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
31


Njësitë administrative:
Kukës, Malzi, Bicaj, Ujmisht, Tërthore, Shtiqën, Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Gryk-Çajë, Kalis, Surroj, Arrën, Kolsh


Faqja zyrtare e internetit:
http://kukesi.gov.al/bashkia/



PROFILI I BASHKISË


Kukësi kufizohet në veri me Bashkinë Has, në perëndim me bashkitë Mirditë dhe Fushë-Arrëz, në jug me Bashkinë Dibër dhe në lindje me Republikën e Kosovës dhe me atë të Maqedonisë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Kukësit. Sipas Censusit të vitit 2011, popullsia është 47,985 banorë. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 59,393 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 933.86 km2 me një densitet prej 63.59 banorë/km2 . Kjo bashki përbëhet nga 15 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 87 fshatra. Deri në vitet ’90, Kukësi kishte industri të nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit (teknologji sovjetike e viteve ’60), nxjerrjes dhe koncentrimit të mineralit të kromit, nxjerrjes së mineralit të kuarcit, prodhimit të materialeve të ndërtimit (materiale inerte, parafabrikate etj). Ai njihet si një vend me traditë në rritjen dhe mbarështimin e deleve. Cilësia e mishit dhe e leshit të deleve lumjane ishte e njohur në të gjithë Ballkanin. Kukësi ishte gjithashtu një qendër e njohur e transportit. Krahas llojeve të tjera të transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor përmes liqenit artificial të Fierzës, i cili bënte të mundur lëvizjen e mallrave dhe të udhëtarëve si dhe zhvillimin e turizmit.