Bashkia Kolonjë – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA KOLONJË


Qarku:
Korçë


Qendër bashkie:
Qyteti i Ersekës


Sipërfaqja:
864.06 Km katrorë


Popullsia:
19919 banorë


Kryetar bashkie:
--------------


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
15


Njësitë administrative:
Ersekë, Qendër Ersekë, Leskovik, Qënder Leskovik, Novoselë, Barmash, Mollas, Çlirim


Faqja zyrtare e internetit:
http://www.kolonja.gov.al/



PROFILI I BASHKISË


Bashkia Kolonjë kufizohet në veri me bashkitë Devoll dhe Korçë, në perëndim dhe jug me bashkinë Përmet, ndërsa në lindje me Greqinë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Ersekës. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 11.070 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 19.919 banorësh, në një sipërfaqe prej 864.06 km2. Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj dy qytete (Ersekë dhe Leskovik) dhe 76 fshatra. Bashkisë së Ersekës, pas ndarjes së re administrative, nga njëra anë i bashkohen edhe disa prej malësive përreth saj, ndërsa nga ana tjetër, me shkrirjen në një me të të bashkisë së Leskovikut përveç zgjerimit të kufirit administrativ-territorial, zgjerohet edhe diapazoni i veprimtarisë dhe mënyrës së jetesës së banorëve. Përgjatë viteve të fundit hov ka marrë kultivimi i bimëve medicinale, por edhe grumbullimi i tyre në malin e Gramozit, duke i orientuar banorët drejt gjetjes së një zgjidhje për sigurimin e të ardhurave. Në zonën e Leskovikut potencialet turistike janë të shumta. Banorët ruajnë ende traditën e vreshtarisë dhe prodhimit të verës në mënyrë artizanale.Traditat kulturore dhe folklorike janë ruajtur mjaft mirë.