Bashkia Gjirokastër – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA GJIROKASTËR


Qarku:
Gjirokastër


Qendër bashkie:
Qyteti i Gjirokastrës


Sipërfaqja:
469.25 Km katrorë


Popullsia:
52054 banorë


Kryetar bashkie:
Zamira Rami


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
31


Njësitë administrative:
Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Picar, Lunxhëri, Odrie, Antigonë


Faqja zyrtare e internetit:
http://bashkiagjirokaster.beep.com/



PROFILI I BASHKISË


Bashkia e Gjirokastrës kufizohet në veri me bashkinë Tepelenë, në lindje me Bashkinë Libohovë, në jug me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkitë Himarë dhe Delvinë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Gjirokastrës.Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 25.301 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil ajo numëron 52.054 banorë. Bashkia shtrihet në një sipërfaqe prej 469.25 km2, me një densitet prej 110.93 banorë/km2 Kjo bashki përbëhet nga 7 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 38 fshatra. Bashkia e re e Gjirokastrës përbëhet nga qyteti i Gjirokastrës, i cili prej vitit 2005 ndodhet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si dhe zonat rurale kodrinore përreth, të përqendruara më së shumti te prodhimet blegtorale. Gjirokastra është një qytet tregtar i stilit otoman, ndër të paktët të tillë të mbijetuar në Ballkan. Qyteti ka mbi 800 ndërtesa historike. Pjesë e bashkisë është edhe Parku Arkeologjik i Antigonesë-Adrianapol, i cili u krijua në vitin 2005 me një sipërfaqe prej 92 hektarësh. Burimet kryesore të ekonomisë urbane në Gjirokastër janë turizmi dhe manifaktura me material porositës, e cila shërben përgjithësisht për tregun e huaj. Gjirokastra është gjithashtu qytet me aktivitet të konsiderueshëm tregtar, veçanërisht sa i përket importeve nga Greqia. Zona rurale që i bashkëngjitet qytetit është e njohur për blegtorinë e imtë dhe për produktet blegtorale shumë cilësore.