Bashkia Finiq – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA FINIQ


Qarku:
Vlorë


Qendër bashkie:
Finiqi


Sipërfaqja:
441.2 Km katrorë


Popullsia:
39055 banorë


Kryetar bashkie:
Leonidha Hristo


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21


Njësitë administrative:
Livadhja, Dhivër, Aliko, Finiq, Mesopotam


Faqja zyrtare e internetit:
-



PROFILI I BASHKISË


Bashkia e re e Finiqi kufizohet në veri me bashkinë Delvinë, në jug me bashkinë Konispol, në lindje me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkinë Sarandë. Kryeqendra e Bashkisë është Finiqi. Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 11,862 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 39,055 banorë në një sipërfaqe prej 441.20 km2 dhe densitet popullsie 88.51 banorë/km2. Të gjitha njësitë administrative janë pjesë e rrethit Sarandë, qarku Vlorë. Finiqi është një bashki që shtrihet në zonën bujqësore të fushës së Vurgut dhe në zonën malore të rrëzomës së Vurgut. Zona bujqësore është pjellore dhe aktiviteti bujqësor është rigjallëruar gjatë viteve të fundit.