Bashkia Dibër – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA DIBËR


Qarku:
Dibër


Qendër bashkie:
Qyteti i Peshkopisë


Sipërfaqja:
937.88 Km katrorë


Popullsia:
78940 banorë


Kryetar bashkie:
Muharrem Rama


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
31


Njësitë administrative:
Peshkopi, Tomin, Melan, Kastriot, Lurë, Maqellarë, Muhurr, Luzni, Selishtë, Sllovë, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Zall-Reç, Fushë Çidhën, Arras


Faqja zyrtare e internetit:
http://www.qarkudiber.gov.al/ndarja-administrative/bashkia-diber



PROFILI I BASHKISË


Dibra kufizohet në veri me Bashkinë e Kukësit, në veri-perëndim me bashkinë Mirditë, në perëndim me bashkinë Mat, në jug-perëndim me bashkinë Klos, në jug me bashkinë Bulqizë dhe në lindje me Republikën e Maqedonisë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Peshkopisë. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re ka një popullsi prej 61,619 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 78,940 banorë. Me një sipërfaqe prej 937.88 km2, bashkia e re ka densitet popullsie prej 84.16 banorësh/km2. Kjo bashki përbëhet nga 15 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 141 fshatra. Relievi i bashkisë së re është përgjithësisht kodrinor dhe malor, por nuk mungon edhe ai fushor në të dyja anët e rrjedhjes së lumit të Drinit të Zi, që favorizon kështu zhvillimin e bujqësisë dhe pemëtarisë. Bashkia e Dibrës është një nga bashkitë me territorin më të madh në rang vendi si dhe me një numër të konsiderueshëm fshatrash të shtrira në një zonë të thellë.