Bashkia Devoll – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA DEVOLL


Qarku:
Korçë


Qendër bashkie:
Qyteti i Bilishtit


Sipërfaqja:
453.27 Km katrorë


Popullsia:
42338 banorë


Kryetar bashkie:
Bledjon Nallbati


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21


Njësitë administrative:
Bilisht, Qendër Bilisht, Hoçisht, Progër, Miras


Faqja zyrtare e internetit:
-



PROFILI I BASHKISË


Devolli kufizohet në veri me Bashkinë Pustec, në perëndim me bashkitë Maliq dhe Korçë, në jug me bashkinë Kolonjë, ndërsa në lindje me Greqinë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Bilishtit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 26.716 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 42.388 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 453.27 km2. Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 44 fshatra. Bashkia e Devollit është një zonë që dominohet nga popullsia fshatare, sigurimi i të ardhurave të të cilës mbështeten në dy burime kryesore, bujqësia dhe blegtoria nga njëra anë dhe remitancat nga emigracioni nga ana tjetër. Përveç kultivimit të kulturave të ndryshme, si të lashtat dhe perimet, banorët merren shumë me pemëtarinë duke qenë ndër zonat me prodhim më të lartë në vend. Blegtoria është një tjetër aspekt përmes të cilës banorët gjenerojnë të ardhura. Pjesë integrale e kësaj bashkie të re është dhe Liqeni i Prespës së Vogël.