Bashkia Delvinë – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA DELVINË


Qarku:
Vlorë


Qendër bashkie:
Qyteti i Delvinës


Sipërfaqja:
182.9Km katrorë


Popullsia:
18078 banorë


Kryetar bashkie:
Rigers Balili


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
15


Njësitë administrative:
Delvinë, Vergo


Faqja zyrtare e internetit:
-



PROFILI I BASHKISË


Bashkia e re e Delvinës kufizohet në veri me bashkitë Himarë e Gjirokastër, në jug me bashkitë Sarandë dhe Finiq, ndërsa në lindje me bashkinë Dropull. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Delvinës. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 7,598 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki ka një popullsi prej 18,078 personash. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 182.9 km2. Densiteti i popullsisë është 99 banorë/ km2. Kjo bashki përbëhet nga 2 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 17 fshatra. Bashkia e re përbëhet nga qyteti historik i Delvinës dhe komuna Vergo, pjesë e rrethit Delvinë. Qyteti ka traditë në artizanat si dhe objekte të trashëgimisë kulturore.Bashkia e Delvinës ka në territorin e saj edhe një vendburim gazi, i cili aktualisht shfrytëzohet nga një kompani koncesionare private. Ndryshe nga qyteti i Delvinës, komuna Vergo është një zonë e gjerë rurale me densitet të ulët të popullsisë.Bujqësia, blegtoria dhe vreshtaria, krahas institucioneve publike janë burimet kryesore ekonomike të zonës.