Bashkia Cerrik – Shoqata e Bashkive te Shqiperise

BASHKIA CERRIK


Qarku:
Elbasan


Qendër bashkie:
Qyteti i Cerrikut


Sipërfaqja:
189.65 Km katrorë


Popullsia:
46652 banorë


Kryetar bashkie:
Altin Toska


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21


Njësitë administrative:
Cërrik, Gostimë, Mollas, Shalës, Klos


Faqja zyrtare e internetit:
-



PROFILI I BASHKISË


Cërriku kufizohet në veri me bashkitë Elbasan dhe Peqin, në jug-lindje me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Kuçovë dhe në perëndim me bashkinë Belsh. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Cërrikut. Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 27,445 banorë, ndërsa që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 46,652 banorë, me dendësi prej 189.65 banorë për km². Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 189.65 km2. Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 28 fshatra Bashkia e re e Cërrikut shtrihet në një zonë fushore dhe kodrinore në përgjithësi mes dy lumenjve, Shkumbin dhe Devoll dhe do të ketë si qendër qytetin e Cërrikut, një ish qytezë industriale, shpallur si qytet më 1952 me ndërtimin e Uzinës së Përpunimit të Naftës dhe një termocentrali, të cilat iu shtuan qendrës së shërbimeve për bujqësinë. Zona e Cërrikut po përfiton aktualisht nga projekti i hidrocentralit të Banjës mbi lumin Devoll.