Shoqata e Bashkive te Shqiperise

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung zyra Tiranë po organizojnë një workshop dy ditor me qëllim marrjen e mendimeve nga specialistët e bashkive lidhur me ligjin e ri të financave vendore që është në proçes hartimi.

Zbatimi me sukses i reformës territoriale, dhe marja e funksioneve të reja kerkon burime të reja financimi, formula të reja, menaxhim të ri.  Por më shumë rëndësi jetike është pasja e një ligji ri dhe funksional për financat vendore të bashkive me qëllim që të shmangin përplasje dhe paqartësi horizontale dhe vertikale.

Qëllimi i këtij workshopi është për tu njohur më mirë nga financierët/et e bashkive dhe të zgjedhurit, me strukturën dhe elementet e rinj të draft ligjit, dhe t’ju krijojmë mundësi të shprehen në tryezë dhe më pas të formulojnë komentet dhe të mbrojnë mendimet e tyre teknike, pra të jenë pjesë në këtë proces hartimi dhe në procesin e përgatitjes së strukturës dhe teknikës së këtij ligji në përputhje dhe harmoni me ligjet tjera, legjislacionin në fuqi, dhe me zbatimin sa më praktik të ligjit në bashki.  Pjesëmarës në ditën e sotme ishin zv/Kryetar Bashkish, Drejtues të Financave dhe Juriste nga bashkitë.

16 nëntor 2016